E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvarceneger ikën nga posti i guvernatorit të Kalifornisë

Arnold Shvarceneger do te largohet sot nga posti i guvernatorit të Kalifornisë, duke ia lënë vendin demokratit Xheri Braun, i cili ka qenë guvernator i këtij shteti në periudhën 1975 - 1983.
 

Aktori i famshëm dhe ish ylli i Hollivudit e lë Kaliforninë me defiçit të trefishuar prej 28 miliardë dollarë dhe popullaritet prej vetëm 22 përqind.
Politika e tij bazohej në ndryshimet klimatike, dhe kundërshtarët e tij pohojnë se ai duhej ti kushtonte kujdes më të madh rrethanave ekonomike në shtet.
Shvarceneger erdhi me premtime për ta përmirësuar ekonominë e Kalifornisë, dhe ikën tashmë pas shtatë vitesh në krye të saj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›