Lë detin për Botëror

Pasi është ftuar nga Ottmar Hitzfeld, Albert Bunjkau menjëherë është grumbulluar me përfaqësuesen e Zvicrës, e cila është duke i zhvilluar përgatitjet për kampionatin botëror, Afrika e Jugut 2010.
Kosovari me pasaportë zvicerane, pasi nuk ishte përfshirë në listën e trajnerit të helvetikëve për Kampionatin botëror, kishte vendosur që të shtunën (sot) të udhëtojë drejt Turqisë për t’i kaluar pushimet.
Por, një telefonatë e Ottmar Hitzfeldot i ka prishur planet e kosovarit. Sulmuesi i Nurnbergut ka anuluar gjithçka për t’iu bashkuar përfaqësueses së Zvicrës në grumbullim.
“Unë kisha vendosur të shkoj në Turqi me familjen për pushime. Por, gruaja ime më kupton, pasi ka qenë vendim i duhur që kam anuluar udhëtimin për t’u bashkuar me skuadrën”, ka thënë Bunjaku gjatë konferencës për shtyp të premten.
Bunjaku ka thënë se po ndihet mirë pasi është grumbulluar me përfaqësuesen helvetike. Ai ka treguar se të gjithë futbollistët e kanë pritur mirë, derisa përveç dy bashkëkombëseve Valon Behramit dhe Xhersan Shaiqrit, aty ka takuar edhe dy shokët Philippe Senderos dhe Gokhan Inler, me të cilët ka luajtur në përfaqësuesen U21.
“Unë në Nurnberg kamë luajtur në 2 -3 pozicione. Nëse trajneri më fut në fushë, nuk ka rendësi se në çfarë pozicioni do të luaj. Unë do ta jap më të mirë nga vetja”, ka vazhduar Bunjaku.
Lëndimi i sulmuesit të Baselit, Marco Streller i ka hapur rrugë sulmuesit nga Gjilani që të ftohet në Kombëtaren e Zvicrës, pasi ishte në listën rezervë të ish trajnerit të Bayern Munchenit.
“Jam i lumtur që jam këtu, por me vjen keq për Strellerin, i cili ka pasur një sezon të mrekullueshëm dhe të përfundosh kështu është shumë keq. Unë tani do ta kem shansin tim dhe do të mundohem ta shfrytëzoj”, ka thënë 26 vjeçari i cili para një viti ka luajtur në Ligën e Tretë gjermane me RW Erfurtin.
Albert Bunjkau ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm me Nurnbergun. Në debutimin e tij në Bundesliga ka arritur t’i realizojë 12 gola. Pas kësaj forme të mirë, ai ra në sy të Hitzfeldit.
Bunjaku u ftua për herë të parë në skuadrën helvetike në nëntor të vitit 2009, në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë. Po ashtu, Bunjaku ka luajtur edhe në takimin miqësor Zvicër – Uruguai.