Le leter lamtumire, gjendet ne Tirane
Korce - I ikur nga shtepia duke lene nje leter lamtumire, nje 12-vjecar eshte gjetur ne Tirane, ne shtepine e dajes se tij. Kristian Xh., ishte larguar qe ne mengjes nga shtepia e tij. Ai prej 24 oresh figuronte i zhdukur, por dje eshte gjetur. Ka mjaftuar nje leter e lene prej tij me fjalet, "mos me kerkoni" dhe gjithcka tjeter eshte mbuluar me mister. Ngjarja ndodhi ne fshatin Ciflig, 2 kilometra larg qytetit te Korces. Prej mengjesit te dy diteve me pare, Kristian Xh., nxenes ne klasen e 7 ne shkollen 9-vjecare "Sotir Gurra", kishte ikur nga shtepia. Babai i tij Xhait Xh., tregon se, kur ata ishin ngritur nga gjumi nuk e kishin pare djalin ndersa mbi krevat kishin gjetur nje leter ku shkruhej, "po iki ne drejtim te paditur. Amanet nga djali juaj". Babai i tij tregon se, djali nuk kishte shkuar ne shkolle, sepse ata do te shkonin ne Tirane per nje vizite mjekesore dhe ate do e linin ne shtepi. Por prinderit nuk po niseshin ne drejtim te kryeqytetit, pasi djali i tyre nuk po kthehej ne shtepi. Pasi e kerkuan tek te gjithe te afermit dhe shoket e shkolles, iu drejtuan per ndihme Policise se Korces. Gjate kerkimeve eshte bere e mundur gjetja e tij, tek daja ne Tirane. "Kishte 5-6 muaj qe ai kishte filluar te luante bixhoz ne kompjuter. Ndoshta kishte frike se e merrja vesh une dhe eshte larguar", ka thene per policine i ati i te miturit, para se ai gjendej ne kryeqytet.
D. Zisi
D. Zisi