E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greket dhune ndaj emigrantit

Blerim Kore

GJIROKASTER - Nje 60-vjecar, lindur ne Vlore dhe banues prej vitesh ne Greqi, ka denoncuar dhunen qe ai pretendon se eshte ushtruar ndaj tij dhe emigranteve te tjere, nga policia greke. Eqerem Malaj, i cili gjate dites se djeshme ndodhej ne spitalin rajonal "Omer Nishani" te qytetit te Gjirokastres per te marre ndihme mjekesore, duke folur per ngjarjen, tregon shenjat e dhunes ne pjese te ndryshme te trupit, kryesisht ne koke, ne duar dhe ne pjesen e kembeve. "Jam me dokumente te rregullta dhe jetoj ne Greqi qe nga viti 1991"- tregon 60-vjecari, duke shtuar se ka qene ne Janine per rinovimin e dokumenteve, ne kohen qe dy presona e kane ndaluar dhe me pas ka mberritur edhe fugoni i policise.

Ngjarja

Sipas tij, policet greke e kane keqtrajtuar, e kane marre me dhune dhe e kane derguar ne dhomat e paraburgimit. "Aty me kane dhunuar serish me sende te forta dhe prej paraburgimit me nisen ne Kakavije. Sapo mberrita nuk kisha force dhe perfundova ne spital"- thote me tej ai. 60-vjecari Malaj, ka pretenduar se eshte goditur dhe dhunuar fizikisht nga policia greke gjate kthimit te tij ne Shqiperi. Emigranti shqiptar madje i eshte drejtuar spitalit te Gjirokastres, ku nga bluzat e bardha ka marre ndihmen mjekesore. Sipas bluzave te bardha te spitalit te Gjirokastres, emigranti eshte mjekuar si shkak i plageve te lehta ne gishtin e vogel, ne pjesen e poshtme te kembes se majte si edhe ne koke. Sipas emigrantit, prind i tre femijeve, ai prej 17 vitesh jeton dhe punon ne Greqi.

Rrefimi

"Policet greke, ka pohuar ai, me ndaluan nje dite me pare ne qytetin e Janines dhe me kerkuan dokumentet, qe ne ato momente une nuk i kisha me vete. Megjithese iu kerkova disa here qe te shkonim ne shtepi t'i merrnim, ata nuk pranuan por vazhdonin te me kerkonin me kembengulje dokumentet. Pastaj nisen te me godisnin ne trup megjithese une i kerkoje te ndalonin, se nuk kisha bere asnje faj", ka thene emigranti shqiptar gjate rrefimit te tij, i cili i kthyer gjate dites se djeshme ne polici. "Pasi ndaluan se qelluari me thane se, do te me kthenin ne Shqiperi", ka perfunduar 60-vjecari Malaj. Sipas emigrantit dhuna e shtruar nga policia greke mbi te nuk ka asnje lloj justifikimi. Nderkohe sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, emigranti Eqrem Malaj, nuk ka bere asnje denoncim per pretendimet e tij ne lidhje me dhunen e ushtruar nga policia greke. Emigranti 60-vjecar tregon se se bashku me te, kane qene edhe 9 emigrante te tjere, qe sipas tij kane pasur te njejtin fat.

Kthimet

Tete emigrante shqiptare jane kthyer diten e djeshme ne piken kufitare te Kakavijes. Ata jane sjelle nga policia greke si te depertuar. Mes tyre ka qene dhe Eqrem Malaj, nga Vlora, i cili ka pretenduar se eshte dhunuar nga ana e efektivave te policise greke. 60-vjecari nga Vlora prej vitesh emigrant ne Greqi, ishte pjese e nje grupi prej 8 emigrantesh te cilet jane kthyer nga policia greke si te deportuar dhe te pa pajisur me dokumente. Me pas emigrantet i jane dorezuar policise shqiptare, ne doganen e Kakavijes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›