Lë përfundimisht Philadelphian

Sezoni më i mundimshëm në karrierë për Allen Iverson është mbyllur një muaj e gjysmë para kohe. Philadelphia 76ers ka njoftuar se fundori, që ka mbetur jashtë parketit nga 20 shkurti, nuk do të rikthehet më në qytetin e tij të dashur. Këtë vendim basketbollisti amerikan e ka marrë vetëm për të qëndruar në Atlanta, afër vajzës së tij 4 vjeçare Messiah, që vuan nga një sëmundje.
Pasi kemi biseduar me Allen, kemi ardhur në përfundim që ai nuk do të rikthehet te Sixers në vazhdim të sezonit, duke e marrë parasysh se nuk dëshiron të jetë më larg fëmijës që e do shumë. Ishte me të vërtetë e vështirë për Allen, por edhe për skuadrën të mbetej e koncentruar derisa po mundohej ta balanconte karrierën e tij me jetën private”, u shpreh presidenti i klubit, Ed Stefanski.
34 vjeçari Iverson ishte rikthyer me lot në sy te Philadelphia (skuadër që e kishte zgjedhur numër 1 në draftin 1996 dhe që e kishte ndihmuar të bëhej yll i basketbollit) më 2 dhjetor të vitit që shkoi, pas ndarjes së vështirë me Grizzlies. Me Sixers ai kishte zhvilluar 25 ndeshje (24 si titullar), me një mesatare prej 13,9 pikësh e 4,1 asistimesh për ndeshje.
“Ishte e vështirë t’i lija ata, gruan time dhe fëmijët. Por, jam angazhuar që të jem me skuadrën dhe që ta kryej punën time, edhe pse ishte mjaft e vështirë”, kishte thënë Iverson. Paraqitja e tij e fundit me Philadelphian daton më 20 shkurt në Chicago, kur kishte shënuar 13 pikë në 29 minuta të luajtur, ndërsa më pas kishte marrë leje të largohej përkohësisht për motive familjare pa afat të caktuar.