Kuqi në Viikingit

Albert Kuqi është transferuar te skuadra FC Viikingit, që garon në ligën e dytë finlandeze (Ykkonen). Sulmuesi kosovar me ekipin finlandez ka firmosur kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Vëllai i vogël i sulmuesve të njohur kosovarë, Shefki e Njazi Kuqit, me klubin e ri beson se do të luajë vazhdimisht, ndërsa beson se do të shënojë edhe gola.
“Kam nënshkruar me Viikingit për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. Besoj se do të luaj vazhdimisht dhe do të arrij të shënoj. Trajneri po me beson dhe në ndeshjet miqësore kam pasur paraqitje të mira, ku kam shënuar në disa ndeshje”, thotë Kuqi për Express.
Sezonin e kaluar skuadra e Viikingit për një pikë nuk ka arritur të inkuadrohet në elitën e futbollit finlandez (Veikkausliiga). Por, Kuqi shpreson se këtë do ta arrijë këtë sezon.
“E kemi ekipin e mirë dhe shpresojmë që këtë sezon të shkojmë sa më lart. Shpresojmë të mos kemi lëndime dhe besoj se diçka të rëndësishme do të arrijmë”, përfundoi ish sulmuesi i skuadrës finlandeze FC Lopa.