Shkëlqen në fitoren e Suedisë U21

Erton Fejzullahu ka kontribuuar në fitoren e Suedisë U21, në miqësoren e zhvilluar të martën mbrëma kundër Portugalisë. Sulmuesi kosovar e ka shënuar golin e parë të ekipit skandinav me mjeshtri në minutën e 58-të, derisa epërsinë e suedezëve e ngriti Denni Avdic, (58’).
Këtë veprim të tij e ka përshëndetur edhe selektori i suedezëve, Jorgen Lennartsson. “Ertoni shënoi një gol të bukur. Ai bëri një veprim elegant dhe shfaqi teknikën e avancuar, duke shënuar me gjysmë-volej”, theksoi ai.
Erton Fejzullahu ka luajtur 68 minuta, ndërsa ia ka lëshuar vendin sulmuesit tjetër kosovar Agon Mehmeti. Kurse Emir Bajrami luajti 82 minuta, kur u zëvendësua me Marcus Astvald.
Pikërisht futbollistit të rëndësishëm të Elfsborg iu besua shiriti i kapitenit në këtë ndeshje. “Në të kaluarën, trakën e kapitenit e mbante Sebastian Eriksson, por ai është lënduar dhe menduam se Emiri ishte zgjedhja më e mirë. Ishte një eksperiencë e re për të dhe e mirë për zhvillimin e tij, ndërsa edhe ne morëm informacione nga ai si kapiten i ri”, vazhdoi selektori Lennartsson.
Ndeshja e ardhshme e suedezëve është e rëndësishme, ngase do ë luajnë në kualifikimet për Evropian kundër Izraelit më 4 qershor. Ndeshjet tjera kualifikuese për Evropian për suedezët këtë vit janë: 8 qershor kundër Malit të Zi në shtëpi dhe 7 shtator kundër Bullgarisë si mysafirë.