E do Botërorin

Iker Casillas thotë se Spanja mund ta shfaqë potencialin e vet në Botërorin 2010, të cilin e ka objektiv pas triumfit në Evropianin 2008.
Portieri madrilen, i cili të mërkurën kundër Francës e pati paraqitjen e tij të 100-të, ka thënë se “La Furia Roja” ka përparuar mjaft në krahasim më Botërorin 2006, kur ishte mposhtur pikërisht nga francezët.
“Para katër vjetësh ne kishim bërë ndryshime të mëdha dhe ishim ekip i ri. Nga ajo kohë nisëm të nxirrnim rezultate të mira, duke i mposhtur Anglinë, Italinë dhe Francën. Ne e fituam Euro 2008, ndërsa tash jemi në krye të renditjes së FIFA-s. Ne e dimë potencialin tonë, por i presim sfidat e reja. Dëshirojmë që njerëzit të mburren me ne. Suksesin e viteve të fundit dëshirojmë ta shndërrojmë në fitore të ardhshme”, theksoi portieri spanjoll i Real Madridit, Iker Casillas, për të përditshmen spanjolle Marca.
Spanja dështoi ta fitonte Kupën e Konfederatave vitin e kaluar në Afrikën e Jugut, por ekipi i selektorit Del Bosque synon të arrijë sukses në Botëror.