E Shtunë, 31 Tetor 2026

Le ta falenderojme Vojsaven Nga Sali Berisha



Te dashur te reja e te rinj,

Studente e studente, te Tiranes dhe mbare Shqiperise,

Se bashku me ju, me mbare te rinjte shqiptare, me nenat dhe baballaret tuaj, vellezerit dhe motrat, sot ne festojme 22 Marsin, diten e bardhe, diten e bekuar, diten e pare te demokracise shqiptare.

Gezuar, ju dhe shqiptaret kudo qe jane!

Le te shprehim ne se bashku mirenjohjen tone me te thelle ndaj atyre qindra dhe mijera te rinjve dhe te rejave te Shqiperise, por edhe miliona shqiptareve qe me voten e tyre te lire me 22 Mars te vitit 1992 hodhen themelet e demokracise shqiptare.

Le te shprehim ne mirenjohjen me te thelle ndaj qindra e mijera shqiptareve ne diaspore, te cilen mbajten te gjalle flaken e lirise se kombit shqiptar dhe dhane ndihmesen e tyre historike ne fitoren e Partise Demokratike te 22 Marsit te vitit '92.

Nje mirenjohje te thelle le tu shprehim ne miqve tane ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Gjemani, France, Itali, Britani, Austri, te cilet 20 vjet me pare me mbeshtetjen e fuqishme qe i dhane Partise Demokratike ben te mundur fitoren tone.

***

22 Marsi i vitit '92 eshte dita qe ndan historine, dita e gezimit te madh, dita e festes se madhe. Por me 22 mars djemte dhe vajzat, burrat dhe grate, qe permbysen me voten e tyre diktaturen, erdhen per te nisur rrugen e lirise ne nje kohe kur ate nuk e njihnin, nuk e dinin. Serish ne kete rruge dhe drite e kesaj rruge ishte vizioni juaj, vizioni i te rinjve shqiptare.

Me 22 Mars shqiptaret ne te kater anet kerkonin nje Shqiperi tjeter, jo Shqiperine e mjerimit, por Shqiperine e prosperitetit; jo Shqiperine e izolimit, por Shqiperine europiane; jo Shqiperine e prapambetjes, por Shqiperine e zhvillimit; jo Shqiperine e dhunes dhe shtypjes, por Shqiperine e lirive dhe te drejtave njerezore.

Me 22 Mars ata qe me voten e shqiptareve erdhen ne pushtet nuk kishin projekte ne leter per te zbatuar, por kishin projektet me mahnitese, me te bukura, me te gjalla, kishin endrrat dhe aspiratat tuaja. Jane keto endrra dhe keto aspirata qe Shqiperine, vendin me te izoluar te planetit e bene anetare te NATO-s. Jane keto endrra dhe keto aspirata qe Shqiperine, vendin me te izoluar e bene Shqiperine e levizjes se lire. Jane keto endrra dhe keto aspirata qe Shqiperine e skllaverise, hiperkolektiviste totale, e shnderruan ne Shqiperine e tregut te lire. Jane keto endrra dhe keto aspirata qe Shqiperine e shtypjes me te eger e shnderruan ne Shqiperine e lirive dhe te drejtave njerezore. Jane keto endrra dhe keto aspirata, te cilat bejne qe Shqiptaret te ecin ne rrugen e lirise me shpejte se cdo komb tjeter ne histori.

Te dashur te reja dhe te rinj, studente dhe studente, qytetare shqiptare,

22 Marsi do te mbetet ne memorien kombetare pranvera me e bukur e te gjithe historise sone. Por 22 marsi, para se gjithash dhe mbi te gjitha, eshte fitorja e dinjitetit njerezor te shqiptareve. Sot une prita nje grup te rejash e te rinjsh qe paten fatin te lindin me 22 mars te vitit 1992. Ishte takim prekes dhe emocionues. Ata paten fatin e bardhe te mos jetojne asnje dite te vetme ne diktature. Vojsava ju falenderoi ju, por ne duhet te falenderojme Vojsaven, te falenderojme cdo te ri e te cdo te re shqiptare, te cilet qendrojne ne udheheqje te lirise se shqiptareve.

Kombi ka njohur veshtiresi te medha, por ka pasur fatin me te madh tek ju. Ne Shqiperi ju sollet 22 marsin, ne Kosove ju cliruat Kosoven, ne cdo drejtim ju ishin liria e vertete e ketij kombi.

Sot ne ecim drejt 8 majit, ecim drejt zgjedhjeve. Ciljeta dhe Elvana i rane pikes me kandidatin qe shpallen. Kjo eshte nje dite, serish per tu zotuar para jush se do te bejme gjithcka per te shperblyer me mirenjohje punen tuaj, perkushtimin tuaj, ndershmerine tuaj, entuziazmin tuaj. Programi yne jeni ju, programi yne jane endrrat tuaja, programi yne jane besimi juaj, programi yne jane bindjet tuaja. Ndaj dhe ju ftoj te mbjellim kete pranvere ne rruget e sheshet e Shqiperise, ne luginat, fshatrat, malet e qytetet e saj, lulet e shpreses, lulet e fitores, lulet e fitores se thelle.

Zgjedhje te lira, zgjedhje te ndershme, zgjedhje per ju, per nenat, per baballaret, per motrat e vellezerit tuaj. Zgjedhje per vlerat qytetare qe ne ndajme dhe besojme. Zgjedhje per idealet evropiane qe po ndertojme dhe duhet t'i ndertojme.

Edhe nje here gezuar 22 Marsin!

Mirenjohjen me te thelle per ju!

Le te shnderrojme se bashku 8 majin ne festen e madhe te votes se lire, te respektit, te dashurise e perkushtimit ndaj njeri - tjetrit, ndaj familjes, ndaj Shqiperise.

Zoti ju bekofte ju, familjet tuaj, endrrat tuaja fisnike!"

* Fjala e mbajtur dje ne takimin festiv te organizuar nga FRPD per 22 marsin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›