E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiunazhi, Telecom e Inter do i japin Bobo Vierit 1 milionë euro dëmshpërblim

Gazeta Shqip

Inter dhe Telecom Italia duhet ti paguajnë Bobo Vierit një milionë euro si dëmshpërblim për dhunimin e privatësisë që i është bërë në kohën që luante me zikaltrit. Vendimi është marrë nga një gjykatë italiane, e cila ka vendosur që ekipi i futbollit dhe kompania telefonike të shpallen fajtore për akuzat e ngritura nga Vieri.

Ky i fundit kishte kërkuar 12 milionë euro nga Telecom dhe 9 milionë 250 mijë euro nga Interi, duke pretenduar se ngjarja i kishte shkaktuar probleme dhe e kishet futur në depresion. Në vjeshtë të vitit 2006, Vieri mësoi nëpërmjet shtypit se Telecom kishte një dosje për të, me tabulatet telefonikë të tij dhe informacione mbi të.

Sipas akuzës, Emanuele Cipriani, titullar i agjencisë investigative Polis d’Istinto, ishte kontraktuar nga ekipi i Interit për të mbajtur nën vëzhgim Vierin, në mënyrë që të kuptohej pse futbollisti nuk kishte më rendiment në fushë e lojës. Në prill të vitit 2007, Vieri ka ngritur padi ndaj Telecom dhe Inter duke kërkuar dëmshpërblim, për dëmtim të imazhit dhe dhunim të privatësisë.

3 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Spiunazhi, Telecom e Inter do i japin Bobo Vierit 1 milionë euro dëmshpërblim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›