Kraft kalon te Hertha

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 17:03
Thomas Kraft është përforcimi i parë i të rikthyerit në Bundesligën gjermane, Hertha Berlin.
Portieri gjerman ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me ekipin e ri. 23 vjeçari u largua nga Bayern Munchen, pasi që klubi bavarez preferoi t’ia vazhdonte kontratën portierit Butt dhe po planifikon ta transferojë portierin e Schalkes, Manuel Neuer.
Kraft do ta ketë mundësinë që me ekipin nga kryeqyteti gjerman, ku luan edhe mesfushori shqiptar Fanol Perdedaj, të luajë në vazhdimësi, gjë të cilën nuk e kishte të garantuar te Bayerni.