Elbasani, pa vështirësi ndaj BesëlidhjesElbasani, 2-herë fitues i Kupës së Shqipërise, do të përballet në çerekfinale me Tiranën, 13-herë fituese e Kupës së Shqipërisë, në një sfidë shumë tërheqëse

Një gol nga talenti 19-vjeçar Eder Peti në minutën e 6-të dhe një tjetër i realizuar në pjesën e dytë me penallti nga ana e 34-vjeçarit Gentian Stojkut në minutën e 59-të, i dhanë jo vetëm fitoren e 2-0 Elbasanit ndaj Besëlidhjes, por e çuan për herë të 30-të në çerekfinale 2-herë fituesen e Kupës së Shqipërise (1974-1975,1991-1992). Ndeshja u ndoq nga vetëm 200 shikues. Takimi i parë në Lezhë kishte përfunduar në barazim 2-2. Elbasani do të përballet në çerekfinale me Tiranën, 13-herë fituese e Kupës së Shqipërisë, në një sfidë shumë tërheqëse.
KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E KTHIMIT
17 dhjetor 2008, ora 13:30
GRUPI B
ELBASANI-Besëlidhja 2-0 (2-2)
Shënues: 6’ Peti, 59’ Stojku (11-m)
ÇEREKFINALET
Flamurtari-Partizani
Tirana-Elbasani
E Merkure, 17 Dhjetor 2008