Partizani, shkëlqimi në Kupë vazhdonSkuadra e kuqe ndryshe nga kampionati ku ka sulmin më të varfër, vetëm 9 gola në 15 javë, në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm ka shënuar 16 gola në tre ndeshje. Në çerekfinale, Partizani (merr p

Partizani i Kupës së Shqipërisë është një tjetër histori. Edhe pse është përballur me skuadra relativisht të lehta, Tepelenën e Kategorisë së Dytë (fitoi 5-1) dhe Burrelin e Kategorisë së Parë (fitoi 1-0 e 5-0), skuadra e kuqe ndryshe nga kampionati ku ka sulmin më të varfër, vetëm 9 gola në 15 javë, në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm ka shënuar 16 gola në tre ndeshje.
Rekordmenët e Kupës së Shqipërisë zhvilluan një test kontrolli me Burrelin në kompleksin e ekipeve kombëtare, duke shënuar plot pesë gola me pesë autorë të ndryshëm. Mesfushori i Kombëtares, Elis Bakaj, i cili në janar do të kalojë te Dinamo, shënoi golin e parë në minutën e 15-të, përpara se të ndëshkohej me karton të kuq, ashtu si dhe një lojtar i burrelasve.
Furia e kuqe vazhdoi me Teodor Përlleshin në minutën e 42-të, e dy minuta më pas me Marius Ngjelën. Në pjesën e dytë te goli shkuan edhe Arbër Capa në minutën e 49-të (Capa shënoi edhe golin e fitores në Burrel), ndërkohë që një tjetër produkt i shkollës së Partizanit, Erando Karabeci realizoi golin e pestë për 15-herë kampionët e Shqipërisë, që e kanë fituar për herë të fundit në edicionin 2003-2004.
Në çerekfinale, Partizani (merr pjesë për herë të 44-t) do të përballet me Flamurtarin, 2-herë fitues i Kupës së Shqipërisë.
KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E KTHIMIT
17 dhjetor 2008, ora 13:30
GRUPI B
PARTIZANI-Burreli 5-0 (1-0)
Shënues: 15’ Bakaj, 42’ Përlleshi, 44’ Ngjela, 49’ Capo, 87’ Karabeci
ÇEREKFINALET
Flamurtari-Partizani
Tirana-Elbasani
E Merkure, 17 Dhjetor 2008