Flamurtari u falet kroatëve, eliminon BylisinNë çerekfinale, Flamurtari, që e ka fituar 2 herë Kupën e Shqipërisë (1984-1985, 1987-1988), do të përballet me rekordmenët e këtij kompeticioni, Partizanin (15 herë)

Falë dy golave të realizuar nga dy futbollistë kroatë, Flamurtari i Emdond Liçajt, arriti t’i imponohej Bylisit në fitoren 2-1 me formacionin ballshiot në takimin e zhvilluar në Vlorë.
Goleadori Mate Brajkoviç realizoi golin e parë për Flamurtarin në minutën e 33-të, por vlonjati i Bylisit, Roland Nënaj barazoi shifrat në minutën e 60-të, falë asistit të Endri Dalipit.
Pas këtij rezultati skuadrat ishin në barazpeshë, pasi dhe takimi i parë në Ballsh kishte përfunduar në barazim 1-1. Për të “eliminuar” kohën shtesë mendoi braziliano-kroati Robero Alvizh, i cili realizoi në minutën e 65-të direkt nga gjuajtja e lirë.
Në çerekfinale, Flamurtari, që e ka fituar 2 herë Kupën e Shqipërisë (1984-1985, 1987-1988), do të përballet me rekordmenët e këtij kompeticioni, Partizanin (15 herë).
KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E KTHIMIT
17 dhjetor 2008, ora 13:30
GRUPI B
FLAMURTARI-Bylis 2-1 (1-1)
Shënues: 30’ Brajkoviç, 70’ Alviz / 65’ Nënaj
ÇEREKFINALET
Flamurtari-Partizani
Tirana-Elbasani
E Merkure, 17 Dhjetor 2008