Ledesma, optimist për Ligën e Kampionëve

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 16:35
Mesfushori i Lazios, Cristian Ledesna beson se ekipi do të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Fitorja 4-1 në udhëtim te Catania të dielën bëri që ata të mbajnë pozitën e katërt, duke ngushtuar disavantazhin ndaj Interit në tri pikë.
“Ndeshja ishte fituar nga i gjithë ekipi. Kaluam dy javë të vështira dhe nevojitej një paraqitje e këtillë. Tani do të mendojmë për faktin e ardhshëm me Interin. Besojmë më tepër në Ligën e Kampionëve, rezultatet kanë qenë të favorshme”, tha Ledesma