Muller i falënderohet Van Gaalit

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 17:30
Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Mullerit ka shprehur mirënjohjen e tij për ish trajnerin, Louis van Gaal, për avancimin që ka bërë nën drejtimin e tij.
Muller tha se Van Gaal luajti rol të rëndësishëm në suksesin e tij.
“I jam mirënjohës Van Gaalit. Ndihma që kam marrë nën drejtimin e tij më ka sjellë rezultatet që i shoh sot. Jo secili trajner shpreh besim te ndonjë futbollist i ri si unë. Një ditë do ta falënderoj personalisht për të gjitha ato që ka bërë për mua”, tha Muller për Bild.