E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato mungon për dy-tri javë

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 16:44

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato do të qëndrojë jashtë fushës deri në tri javë, pas lëndimit muskulor që pësoi në fitoren 3-0 ndaj Sampdorias të shtunën mbrëma.

Rossonerët, nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit, kanë njoftuar se ylli brazilian ka tërhequr një muskul në kofshën e këmbës së djathtë dhe do t’i mungojë ekipit në dy ose tri javët e ardhshme.

Milani është edhe pa të suspenduarin Zlatan Ibrahimoviç për dy ndeshjet e ardhshme në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›