Marcelo pranoi se simuloi

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 17:00
Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves ka treguar se Marcelo i Real Madridit i kishte pranuar se simuloi për të nxjerrë një penallti në barazimin 1-1 në Santiago Bernabeu.
Tetë minuta para fundit, Alves u ndëshkua pas ndërhyrjes ndaj bashkëkombësit të tij, që i mundësoi Cristiano Ronaldos të shënonte golin e barazimit.
“Marcelo tha se kishte simuluar. Ai më tha se veprimi i tij ishte i ndikuar nga rrjedha e ndeshjes”, tha Alves për të përditshmen sportive katalane Sport. Barcelona dhe Real Madridi do të takohen sërish të mërkurën, por tani në finale të Copa del Rey.