E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ledian Memushaj transferohet te Kievo

www.albania-sport.com- Mesfushori Ledian Memushaj, 23 vjeç, do të bashkohet me Erjon Bogdanin te Kievo, duke u bërë kështu lojtari i tretë shqiptar që do të militojë me klubin italian të Serisë A, duke futur në këtë llogari edhe sulmuesin Xhuljan Rrudho.

Operacioni i suksesshëm në merkaton e Serisë A u realizua midis drejtorit sportiv të Kievos dhe agjentit të lojtarit, Sokol Haxhia, që operon përmes zyrës së tij menaxheriale “Sportx Management srl”. Memushaj do të nëshkruajë një kontratë 3-vjeçare me verdheblutë veronezë.

“Bëhet fjalë për një mesfushor vërtet të talentuar. Është formuar në shkollën italiane të futbollit dhe dallohet për horizontin dhe krijimtarinë e tij në lojë”- - tha agjenti i FIFA-s (nga viti 2006), Sokol Haxhia për Albania-sport.com, i cili menaxhon mbi 30 lojtarë shqiptarë në kampionate e nivele të ndryshme në Itali, Gjermani, Ukrainë, Turqi, Qipro, etj. Haxhia bëri bujë
me transferin e Jahmir Hykën te Mainc 05 (Bundesliga 2), një shumë rekord prej 3.7 milionë eurosh për tre vjet.

“Memushaj ndiqej prej shumë klubesh të Serisë B dhe A, por Kievo u tregua më e shpejtë, kjo edhe për shkak të emrit të mirë që ka Erion Bogdani, por dhe atë që la Xhulian Rudho, drejtori sportiv Sartori, një simpatizant i futbollistëve shqiptarë, shpejtoi në transferimin e Ledianit. Është një futbollist me vlerë”, - theksoi Haxhia, i cili është shumë aktiv në merkaton italiane dhe ndërkombëtare, teksa në Itali ka bërë të mundur kalimin e dy të rinjve të talentuar, Andi Çorit nga Milani te Groseto dhe Enkert Abdisë nga Siena po te Groseto.

Memushaj, një lojtar i formuar në Itali, aktualisht ishte në forcë me Paganezen e Serisë C1 (Lega Pro) dhe ndiqej prej kohësh nga klubi i Kievos.

Lajmi i transferimit të Memushajt nga Paganeze të Kievo është përcjellë nga të gjitha mediat sportive italiane, përfshirë edhe gazetën prestigjioze “La Gazzetta dello Sport”

Klubi i Paganazes përmes një komunikate zyrtarizoi lëvizjen mesfushorit shqiptar 23 vjeçar (ka lindur në Vlorë, më 7 dhjetor 1986).

Memushaj ka luajtur edhe me Sarzaneze, Vale D’Aosta dhe Paganeze, ku në katër sezonet e fundit është aktivizuar bë 84 ndeshje, duke shënuar 10 gola.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 02 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›