Lefter Maliqi: “Berati ka një jetë të tërë që e ka zbuar Erjon Braçen”
Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Maliqi, e cilësoi “kërcënimin” e Erjon Braçes ndaj kryeministrit Sali Berisha, si të papërfillshëm dhe aspak të rëndësishëm për vetë përvojën e tij në skenën politike shqiptare, aq sa është zbuar nga vendlindja e tij.
“Berati ka një jetë të tërë që e ka zbuar Erjon Braçen. Berati, do, që ta qeverisë Sali Berisha së paku deri në 2017-ën. është faji i Erjon Braçes që PS-ja është në minorancë të ethshme në qarkun e Beratit”, u shpreh Maliqi.
Përsa i takon pretendimeve me kutinë e Ruzhdijes, kryesisht çështje e ngritur fort kjo nga Arta Dade, Maliqi tha se deputetja socialiste, le ta kërkojnë “Ruzhdiun” e saj në krye të PS-së.
“Arta Dade të kërkojë Ruzhdiun e saj në krye të PS-së. Aty ta gjejë përgjigjen për votat e saj dhe të deputetëve të tjerë socialistë”, tha më tej ai.
Deputeti Letfer Maliqi shtoi se debati për kutinë e Ruzhdijes është i kotë dhe qesharak, pasi sipas tij, kutia e Ruzhdijes është kutia e mendjes së Edi Ramës.
“Largojuni sa më shpejt nga ajo”, deklaroi deputeti Lefter Maliqi.
...