E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalistët nisin fushatën nga vendlindja e Zogut

 

Nën drejtimin e kryetarit të PLL-së, Ekrem Spahia, janë mbledhur dje në qytetin e Burrelit forumet drejtuese të kësaj partie, të cilat kanë diskutuar për organizimin e fushatës elektorale në rrethin e Matit. Kryetari Spahia, nënkryetari Basha dhe kryetari i degës lokale Besnik Murati, njëkohësisht sekretari organizativ i PLL-së, kanë deklaruar se ka ardhur koha që legalistët të kenë vendet e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. “Muaji prill, tha Spahia, është muaji i legalistëve. Pas 18 vitesh ne do të kthehemi në Parlament. Qarku i Dibrës do të ketë 6 deputetë. Të gjithë do të fitohen nga e djathta. Mes këtyre ne do të kemi deputetin tonë”. Kryetari legalist ka përmendur arritjet e qeverisë, por është ndalur në vlerat e veçanta që legalistët kanë krahasuar me partitë e tjera të djathta”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›