PD: PS të mos akuzojë Bogdanin për Ramën
Partia Demokratike i kërkoi dje PS-së të mos akuzojë zëdhënësin e saj, Gerti Bogdani, për ato që janë publikuar për kreun e opozitës, Edi Rama. Përmes një deklarate për shtyp selia blu theksoi se, “Shalsi i bashkisë dhe Mimi i partisë duhet ta dinë se nuk është Gerti Bogdani që akuzoi Edi Ramën për akuza të rënda ndaj të shoqes se fëmijën e ka me të atin e tij, por është vetë Edi Rama që ka divorcuar nënën e djalit të tij për këto akuza dhe i ka rrënuar jetën”. Sipas PD-së, “nuk është Gerti Bogdani që akuzon Edi Ramën për orgji kolektive me zotërinjtë A.K., S.N., E.T. dhe tre femra si vetja e tyre, por është Edi Rama që i organizoi ato për 6 muaj rresht, edhe duke i filmuar dhe hedhur ato në panel”.