Legalizim i emigranteve ilegale ne Poloni

Problemi me migrantet ilegale filloi pas anetaresimit te Polonise ne vitin 2004 ne Bashkimin Evropian. Si pjese e BE-se Polonia u kthye ne nje vend shume atraktiv per shume njerez nga vendet fqinje si Ukraina apo Bjellorusia por edhe nga vendet te tjera si per shembull ecenia Armenia dhe Vietnami. Fillimisht shume prej tyre kishin parashtruar kerkesen per azil por megjithe refuzimin ata kane vazhduar te qendrojne ne vend me shprese se ne kete vend do tu hapen perspektiva te reja per jete. Sipas disa vleresimeve jane rreth 500 mije njerez te tille ne Poloni dhe shumica e tyre jetojne dhe punojne ne vend ilegalisht.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vietnamezet tregtojne shpesh me tekstile
Ligji i trete
Ky ligj i amnistise eshte i treti me radhe ne vitet 2003 dhe 2007 jane bere perpjekje per te rregulluar kete ceshtje ne Poloni. Me ligjin e amnistise i cili eshte miratuar gushtin e fundit dhe pritet te hyje ne fuqi me 1 janar 2012 do te lehtesohen dukshem procedurat e tanishme zyrtare per legalizim. Deri tani per te legalizuar statusin e tyre migrantet duhej te deshmonin se kane qendruar mbi 10 vite ne Poloni te kene leje pune dhe te kene marre me qira nje banese. Me ligjin e ri me nuk kerkohen keto dokumente.
Sipas ligjit te ri nje migrant duhet qe brenda gjashte muajve te parashtroje nje kerkese per leje te perkohshme ose te perhershme ne Poloni. Ne rast se atij i eshte mohuar me pare statusi i refugjatit dhe autoritetet kane urdheruar debimin e tij atehere parashtruesi i kerkeses duhet te deshmoje se ka qendruar vazhdimisht ne Poloni nga 1 janari i vitit 2010 ne menyre qe ti njihet e drejta e lejes se qendrimit. Ne kete menyre e drejta e qendrimit i refuzohet atyre qe nga kjo kohe jane larguar edhe per nje here te vetme nga Polonia. Te gjithe migrantet qe plotesojne keto kushte do te fitojne fillimisht te drejten dyvjecare te qendrimit dhe me tej edhe lejen e punes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Baret dhe qebaptoret e vogla kane shpesh pronare qe jetojne ne kufirin e ilegalitetit
Konsensus shoqeror
Ligji aktual i amnistise eshte nenshkruar nga presidetni polak Bronislav Komorovski me 26 gusht 2011. Ai eshte angazhuar edhe me heret per nje politike liberale te migrimit ne Poloni pasi sic thoshte ai Polonia duhet te jete nje vend i hapur mikprites dhe miqesor per te gjithe ata te cilet ne vendin tone kerkojne shanse per nje jete me te mire.
Autor Dagmara Jakubczak/Esat Ahmeti
Redaktoi Angjelina Verbica