E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperimenti grek vazhdon

Ne Greqi duhet te krijohet diten e hene 7.11 nje qeveri kalimtare ne te cilen te marrin pjese te dy partite e medha PASOK partia socialiste ne pushtet dhe opozitaret konservatore Nea Dimokratia. Deri ne zhvillimin e zgjedhjeve ne shkurt 2012 qeveria duhet te vere ne jete vendimet e marra nga BE. Pa presionin e partnereve te BE-se nuk do te kishte qene e mundur kthesa historike ne Greqi.

Ne peizazhin politik te Greqise po zhvillohen levizje

Ne fund te fundjaves dramatike 5.-6.11. i cili u duk ne syte e publikut si nje thriller ndodhi e pamundura Kryeministri socialist Jorgos Papandreou dha postin e tij udheheqesi i Nea Dimokratia-s konservatore partise me te madhe opozitare heq dore nga lufta e tij totale kunder masave strukturore dhe kursyese. Gjate nje takimi te dielen ne mbremje 6.11. me presidentin e vendit Karolos Papoulias te dy i dhane driten jeshile krijimit te koalicionit qe duhet te zbatoje vendimet e marra ne takimin e nivelit te larte te BE-se me 26 tetor si dhe te coje vendin ne zgjedhje te reja me 19 shkurt 2012. Ka shume mundesi qe Lucas Papademos ish zevendespresidenti i Bankes Qendrore Evropiane do te drejtoje qeverine kalimtare.

Nje moment historik per Greqine dhe Evropen

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Spiros Moskovou

Kultura politike e vendit nuk ka pervoje me koalicione te medha dhe me ndarjen e pergjegjesise per nje objektiv te caktuar. Kesaj here objektivi ishte shpetimi i Greqise nga falimentimi dhe shpetimi i zones se euros ne pergjithesi objektiv shume me i rende se sa mund te jete ne gjendje te perballoje nje force politike. Megjithate pa presionin e madh nga brenda dhe jashte te dy protagonistet  Papandreou dhe Samaras nuk do te kishin rene dakord. Pjese te partise ne pushtet PASOK dhe nje pjese e vogel e vetedijshme per Evropen brenda Nea Demokratia kercenuan se do te protestojne kunder te dy kryetareve nese nuk arrihet te krijohet qeveria e shpetimit kombetar. Papandreou ndjeu se fundi ne Kane se partneret e BE-se nuk jane me te gatshem per te vazhduar thrillerin surealist te politikes greke. Por edhe Partia Popullore Evropiane EVP anetare e te ciles eshte Nea Demokratia u vu ne aktivitet ne fundjave. Koordinatori i politikes se Jashtme Elmar Brok i beri thirrje Samaras dhe partise se tij qe te perkrahe krijimin e nje qeverie kalimtare ne Athine.

Gjithcka eshte vendosur tani ne rrugen e duhur edhe shpetimi i Greqise edhe stabiliteti i zones se euros Ne asnje menyre. Te dy partite duhet ti japin jete koalicionit te madh. Mund te ndodhe ndonje fatkeqesi e re nese qeveria kalimtare arrin te kaloje formalisht ne parlament te gjitha vendimet e BE-se dhe paketes se ndihmes por Papandreou dhe Samaras vazhdojne te zhvillojne lufterat e tyre te vogla jashte qeverise duke patur si synim zgjedhjet e reja. Zbatimi i masave te medha strukturore kerkon bashkepunim te vertete te te dy partive te medha. Detyrat jane shume me te medha dhe nuk mund te kryhen vetem me nje nenshkrim i PASOK-ut dhe Nea Demokratias. Sektori pulik duhet te reduktohet duhen ndermarre kursime ne fushen sociale ekonomia duhet te zhvillohet. Fundjava e fundit tregoi edhe nje here se pa presionin konstruktiv por edhe te madh nga partneret e BE-se eksperimenti grek nuk mund te kete sukses. Koha e pasigurise nuk ka marre fund.

Autor Spiros Moskovou

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›