E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizim me bono deri në 70% të vlerës

 BLEDAR HOTIBanorët e zonave informale do të blejnë shtëpitë e tyre me bono privatizimi deri në 70 për qind të vlerës. Parlamenti shqiptar në vendimin më të fundit të tij, të seancës së 4 shkurtit, për ligjin, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ka dhënë të drejtën e pagesës me bono të privatizimit deri në 70 për qind të vlerës së parcelave ndërtimore jashtë dhe brenda edhe jashtë vijave të verdha të qytetit. Sipas vendimit më të fundit të Parlamentit për ndërtimet jashtë vijës së verdhë,  për të gjitha segmentet nga 0-500 metër katrorë pagesa e tarifës bëhet deri në 70 për qind me letra me vlerë dhe 30% me para në dorë. Për sipërfaqe mbi 500 metër katror pagesa të bëhet sipas çmimit të tregut, me para në dorë. Ky është vendimi për sa i përket zonave jashtë qyteteve, pra jashtë vijave të verdha. Ndryshimi është se në ligjin e mëparshëm pagesa për sipërfaqen mbi 500 metër katrorë, pagesa mund të bëhej me bono  deri në masën 50 për qind të vlerës, tashmë kjo hiqet. Ndryshimi tjetër ligjor është për mënyrat e pagesës brenda vijave të verdha. Për ndërtimet brenda vijës së verdhë ku kufiri ndarës është 300 metër katrorë. Të gjitha segmentet deri në 300 metër katrorë pagesa bëhet 70 për qind me letra me vlerë dhe 30 për qind me para në dorë. Ndërsa për sipërfaqet mbi 300 metra katrorë  është lënë përcaktimi në ligj, duke likuiduar 50 për qind me letër me vlerë dhe 50 për qind me para në dorë. Komisioni parlamentar i Ekonomisë, i cili ka bërë edhe propozimet përkatëse për këto ndryshime ka hedhur poshtë edhe amendamentet e komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, i cili kërkonte që edhe shtesat e pallateve të realizoheshin mbi bazën e skemës së bonove të privatizimit. Komisioni i Veprimtarisë në relacionin e tij kishte propozuar që sipërfaqja të ishte me bono privatizimi deri në 100 metër katrorë. Ndërsa ai i Ekonomisë në seancën plenare propozoi pagesën sipas vlerës së tregut për sipërfaqe mbi 100 metër katrorë të shtesave të pallateve. Duke shfuqizuar atë që ligji kishte vendosur më parë, që pagesa deri në 50 për qind të vlerës mund të kryhet me bono privatizimi. Qeveria kishte propozuar që pagesa me bono privatizimi të realizohet në masën 50 për qind të vlerës, por Parlamenti, pas konsultimeve me ministrinë e Financave, e rriti atë, duke e çuar në 70 për qind. Vendimi i qeverisë lidhet dhe me premtim elektoral të bërë nga ana e PD-së përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, për lehtësimin e pagesës për banorët e zonave informale. Gjithashtu kjo pritet të rrisë edhe vlerën e bonove të privatizimit të shpërndara gjatë këtyre 18 viteve. Sipas nenit 19 të ligjit aktual banorët e zonave informale jashtë vijave të verdha do të paguanin për parcelat ndërtimore: a) për sipërfaqe deri në 100 m² 100 mijë lekë; b) për sipërfaqe deri në 200 m² 150 mijë lekë; c) për sipërfaqe deri në 300 m² 200 mijë lekë; ç) për sipërfaqe deri në 400 m² 300 mijë lekë; d) për sipërfaqe deri në 500 m² 400 mijë lekë. Me ndryshimin e bërë 70 për qind e pagesës të bëhet me bono privatizimi. Ndërsa për zonat informale brenda qytetit sipas nenit 20 pagesa kishte këtë skemë, “a) për sipërfaqe deri në 100 m² 200 mijë lekë; b) për sipërfaqe deri në 200 m² 300 mijë lekë; c) për sipërfaqe deri në 300 m² 400 mijë lekë”. Nga këto vlera vetëm 30 për qind paguhet me para në dorë, pjesën 70 për qind me bono privatizimi. Kurse për sipërfaqe mbi 300 m² sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë dhe deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.NdryshimetNë nenin 19 çmimi për ndërtimet jashtë vijës së verdhëRiformulohet germa “dh” me këtë përmbajte: “Për pjesën e sipërfaqes mbi 500 metër katrorë sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë”Në fund të nenit shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:çdo pronar i ndërtimit pa leje, që trajtohet sipas pikave “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të paragrafit të parë të këtij neni, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 70 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore jashtë vijave të verdha.Neni 20çmimi për ndërtimet brenda vijës së verdhëParagrafi që shtohet në fund të nenit 20 riformulohet si më poshtë: “çdo pronar i ndërtimit pa leje, që trajtohet sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c” të paragrafit të parë, të këtij, neni, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 70 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore të vendbanimeve/ndërtimeve informale brenda vijave të verdha”Neni 21/ çmimi për shtesat e pallateveNdryshon pika ç)Për pjesën e sipërfaqes mbi 100 metër katror sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë.Dispozita kalimtare1. Personat, të cilët i kanë kryer pagesat për parcelat ndërtimore të ndërtimit pa leje përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përfitojnë lehtësitë e parashikuara në këtë ligj.2. Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të papaguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë, me shkrim, pranë ALUIZNI-t brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji.3. Procedurat dhe afatet e rimbursimit rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›