E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 160 lejet në Lezhë; 111 lejet e regjistruara në Hipotekë dhe 53 lejet e legalizimit



Gazeta publikon sot 160 lejet e legalizimit që janë gati për qarkun e Lezhës. Lista e parë me 111 emra, janë lejet të cilat janë regjistruar tashmë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Njëkohësisht botohen edhe 53 lejet e legalizimit për qytetarët e tjerë. Në qarkun e Lezhës janë deklaruar 10. 900 objekte informale. Janë kryer matjet në terren dhe është bërë azhurnimi për 7600 objekte, nga të cilat 5400 objekte janë me dokumentacion teknik të dixhitalizuar, pra është kryer e gjithë procedura ligjore. Janë të gatshme për qytetarët 1600 “Leje Legalizimi”, të cilët mund t’i tërheqin, pasi të kenë shlyer detyrimet për objektin sipas ligjit. Ndërsa për 640 objekte është përfunduar i gjithë procesi dhe po bëhet lëvrimi i lejeve. Qytetarët e këtyre ndërtimeve duhet të nisin të paguajnë tarifat e përcaktuara. Nëpërmjet bankës do të paguhen të gjitha shumat që kërkon ligji për legalizimin e objekteve pa leje. Në ligjin për legalizimet janë përcaktuar edhe çmimet përkatëse, të cilat variojnë nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë të reja. Këto çmime konsiderohen sociale. Ligji ka përcaktuar edhe çmimet e përfundimit të këtij procesi, sipas sipërfaqes dhe zonave informale përkatëse. Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha, çmimi për një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë shkon deri në 100 mijë lekë. Ndërkohë, për sipërfaqe deri në 500 metra katrorë shuma që duhet paguar është 400 mijë lekë të reja. Për parcela ndërtimore brenda vijave të verdha, çmimi për një sipërfaqe toke deri në 100 metra katrorë varion deri në 200 mijë lekë, ndërsa deri në 300 metra katrorë është 400 mijë lekë të reja. Në lidhje me shtesat, çmimi për sipërfaqe deri në 50 metra katrorë është 100 mijë lekë të reja dhe maksimalja për 100 metra, është 400 mijë lekë të reja. Njëkohësisht, do të ketë disa taksa të tjera, si ajo e ndikimit në infrastrukturë apo tarifat e tjera për formularët e legalizimit. Qeveria ka miratuar edhe tarifat shtesë që do të vendosen për legalizimin. Qytetarët do të paguajnë vetëm nga 4 mijë lekë të reja për të gjithë dokumentacionin dhe kjo është tarifa që do të paguajë qytetari për shërbimin..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›