E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 2000 familjet që marrin tapinë në Tiranë



Komuna Paskuqan, nën administrimin e Qarkut të Tiranës, është zona më e fundit për të cilën Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve për ata që kanë vetëdeklaruar. Nga ana e Drejtorisë Rajonale bëhet publike lista me emrat e përfituesve, parcelat ndërtimore të të cilëve legalizohen. Gazeta boton sot emrat e 2000 familjeve, të cilat duhet të shlyejnë detyrimin për të marrë tapinë. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale, për të tërhequr formularin e pagesës ose për të bërë kërkesën lidhur me mënyrën se si do ta shlyejnë, nëse synojnë edhe përdorimin e bonove të privatizimit, sipas përcaktimeve në ligj. ALUIZNI thekson se do të vijojë me botimin e listave emërore të pasurive që legalizohen për ata që kanë vetëdeklaruar. Formulari gjendet edhe në uebin e agjencisë www.aluizni.gov.al.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›