Xhenifer Aniston zhvishet për reklamën e parfumit të saj
Ëndrra e saj më e madhe u bë realitet dhe nuk mund të mos e manifestonte entuziazmin me disa fotografi seksi. bëhet fjalë për Xhenifer Aniston dhe hedhjen në treg të parfumit të shumëpritur, të cilin e ka quajtur “Lolavie”. Bukuroshja Aniston është zhveshur edhe një herë, kësaj here për të reklamuar aromën e saj debutuese. Aktorja ka plotësuar së fundmi ëndrrën e saj për të krijuar parfumin me nënshkrimin e saj. Dhe sigurisht që nuk ka nguruar t’i japë një shtytje aventurës së saj të re, duke pozuar e zhveshur, vetëm me një peshqir sipër trupit. Aroma e Aniston pritet të fillojë të shitet gjatë kësaj vere. Ajo vetë, shprehet entuziaste për këtë eveniment dhe më në fund ndihet e plotësuar.
Usher, këngëtari kryeson në Britani
Usher ka siguruar pozitën e parë në listën e këngëve në Britaninë e Madhe me këngën “OMG”, një bashkëpunim i tij me yllin e grupit “Black Eyed Peas, will.i.am”. Këngëtari mori kreun duke zmbrapsur hitin e “Scouting For Girls”, “This Ain't A Love Song” në vendin e dytë. Professor Green ka marrë vendin e tretë me hitin “I Need You Tonight”. Plan B dhe kënga “She Said” ka debutuar në pozitën e katërt në Britani ndërsa Kellis dhe kënga “Acapella”, ka mbyllur top-pesëshin. Usher është shprehur se ndihej tepër i nderuar me fitoren e tij, megjithëse ishte krejtësisht e merituar.
20 Prill 2010