E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 2250 familjet përfituese në Shkodër e Berat



Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar dosjet tekniko-ligjore për 1300 pasuri në Shkodër dhe 950 pasuri në Berat. Gazeta boton sot emrat e 2250 përfituesve për dy qarqet, të cilët duhet të paraqiten pranë zyrave rajonale të ALUIZNI-t në qytetet respektive, ku duhet të tërheqin formularin e pagesës. Njëkohësisht ata mund të bëjnë edhe kërkesën për mënyrën sesi duan të shlyejnë detyrimin sipas ligjit të legalizimeve. Ky i fundit lejon që për parcelat brenda vijave të verdha me sipërfaqe 1-300 m2 mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi, kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.

LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›