Banorët e Shkodrës dhe të Beratit që marrin lejen e legalizimit
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale publikon për qarkun Shkodër listën me emrat e 1300 banorëve, si dhe për qarkun e Beratit listën me emrat e 950 banorëve, për të cilët ka përfunduar dokumentacioni tekniko-ligjor i kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore. Njoftohen qytetarët që dëshirojnë të shlyejnë detyrimet me bono privatizimi, sipas listës së mëposhtme, në bazë të një grafiku, të paraqiten pranë zyrës rajonale Shkodër dhe Berat për të dorëzuar kërkesën për mënyrën e pagesës me bono privatizimi sipas përcaktimeve në ligj. Ky formular gjendet në zyrën rajonale të ALUIZNI-t, si dhe në web-site të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t www@aluizni.gov.al.
Për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit (vijë e verdhë), për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m², poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², pagesa mund të kryhet për deri 50% të vlerës me bono privatizimi.
Për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, jashtë vijës kufizuese të ndërtimit, (vijë e verdhë), për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m², poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Në vazhdimësi të bashkëpunimit tonë çdo ditë do t’u japim një informacion të tillë, i cili ka të bëjë me paraqitjen e qytetarëve pranë drejtorive rajonale të ALUIZNI-t në qarqe për plotësimin e kërkesës mbi mënyrën e pagesës së parcelës ndërtimore me bono privatizimi.
30 Mars 2010