Legalizimet, 2842 familjet që marrin tapinë në Tiranë
Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në Tiranë ka publikuar listën e radhës për pasuritë që legalizohen në zonën e Kamzës, një nga zonat me më shumë ndërtime informale në kryeqytet. Gazeta boton sot 2842 emrat e përfituesve, të cilët duhet të tërheqin formularin e pagesës pranë zyrave të drejtorisë, në mënyrë që të vijohet me procesin deri në marrjen e tapisë. Për ata që janë të interesuar të përfshihen në procesin e pagesës me bono privatizimi, duhet që të paraqesin një kërkesë ku saktësojnë pjesën e detyrimit që do të paguajnë me bono sipas pikave që sanksionon ligji në fuqi. Agjencia e Legalizimeve bën me dije se ka përshpejtuar ritmet e punës për zbatimin e procedurave për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore nga shteti tek poseduesit e objekteve informale dhe do të vazhdojë me publikimin e emrave të përfituesve.
LISTEN E PLOTE , MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF