Problemi i vjetër i Himarës, ende i ri
Nikollaq Neranxi
Në një shkrim timin, të botuar në gazetën “Panorama” në korrik të vitit 2008, me titull “Kur Himara nuk qeveriset”, ndër të tjera pohoja se Himara do ta mbyllë periudhën e mosqeverisjes së saj. Inteligjenca e kësaj zone sot po reagon në disa mënyra dhe koha e Himarës së paqeverisur po arrin drejt fundit. Personat si kryebashkiaku aktual dhe shërbëtoret e tij, shumë shpejt do të vihen para përgjegjësisë për faktet që janë arkivuar në dosjet e tyre. Ky shkrim mu rikujtua gjatë kësaj fundjave, ndërsa isha duke udhëtuar drejt vendlindjes sime. Distanca mes Himarës dhe Tiranës, tashmë është bërë edhe më e shkurtër. Koha për të mbërritur në Himarë gjithashtu. Lëvizja e njerëzve, sidomos për fundjave është shumëfishuar. Më një fjalë, Himara po bëhet çdo ditë e më shumë stacion i dashur për vendësit dhe të huajt. Natyrisht, për vendësit zona në këto kushte të reja merr edhe me tepër rëndësi. Përfundimi i rrugës nga Llogaraja deri në Sarandë është një ndër veprat që gjatë 3 vjetëve të ardhme ka për t’i dhënë zonës një ritëm të madh zhvillimi dhe investimi. Mirëpo ndërsa mu rikujtua artikulli që mbush 2 vjet nga dita e publikimit, me mbërtheu trishtimi dhe pse jo inati, prej qytetari që prej 2 dekadash nuk po mundet të zgjidhë hallin e tij pronësor. E kam fjalën për pronat e trashëguara nëpër breza të shumtë njerëzore si dhe për mekanizmin pengues, i cili prej 20 vitesh i mban banoret e zonës në sherre, shpresë e zhgënjime, në ankth dhe në përplasje sa me shtetin, aq edhe me veten, sa me bashkinë e Himarës, aq me OMONIA-n dhe PBDNJ-në e kësaj zone, sa me Bollanon kryebashkiak, aq edhe me vëllezërit e kushërinjtë. Në këtë mënyrë është lënë Himara, një tokë me pronarë të ditur dhe më të zotë të rinj, të cilët fatkeqësisht kanë letra më shumë se pronarët e bindur prej trashëgimisë. Në qytetin e vogël bregdetar, por sidomos në fshatrat e tij, gjatë 2 vjetëve të fundit problemet e pronësisë janë bërë edhe më të mprehta. Ato probleme janë shtuar. Pushteti lokal i uzurpuar prej një personi apo një grupi të vogël individësh është momentalisht në pozitën e humbjes së plotë të besimit dhe për këtë shkak kriza e përshkallëzuar do të jetë një ndër arsyet e fuqishme për përplasje banorësh e më pas partish, sikundër ka ndodhur gjatë çdo fushate të çdo sezoni zgjedhor.
Para një jave Shoqata “Bregdeti” e drejtuar nga himarjotë që jetojnë në Tiranë, shpërndau një letër të hapur drejtuar Ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, zotit Withers.
Një letër ku flitej për problemin e vjetër të pronave, më të pazgjidhurin dhe më seriozin për banorët autoktonë të Himarës.
E lexova me vëmendje dhe natyrisht me shqetësimin e himarjotit, që mbetet gjatë në përpjekje për të fituar letrat e gjithë pronave që më la trashëgim dhe amanet babai im i ikur nga jeta.
Sa letra të tilla kanë nisur nëpër kancelari, nëpër zyra qeverish dhe institucionesh, nëpër seli diplomatike dhe nëpër ambasada himarjotët gjatë këtyre 20 vjetëve?!
Janë shumë. Janë jashtëzakonisht shumë.
Himara sot nuk ka asnjë përfaqësues të saj në Parlamentin e vendit, ndërkohë që në legjislativin e shkuar brenda tij kishte 9 deputetë të partive të ndryshme nga kjo zonë.
Në 20 vitet e tranzicionit, shoqatat dhe partitë me influencë në Himarë kanë shpërndarë me dhjetëra peticione, letra, ankesa dhe memorandume. Kanë organizuar shumë e shumë protesta dhe tubime. Disa prej tyre i kam organizuar edhe unë, por historia e vjetër, mbetet ende e re dhe e pazgjidhur.
Në Himarë problemi i pronave vazhdon të mbetet pa shpresë, edhe pse është i vetmi që përcakton qëndrimet dhe shumicën përcaktuese të votave për qeverisësin lokal të saj. Kryebashkiaku aktual i Himarës ua ka premtuar në çdo mandat zgjidhjen e çështjes së pronave himarjoteve. Ata e kanë besuar, ndonëse naivisht, sepse forca e një kryebashkiaku të një zone me kaq pak votues është si ajo e gurit të vogël në det. Por ky zotëri natyrisht që nuk fajësohet për faktin që nuk e zgjidhi problemin, por për faktin që nuk e mbrojti atë si të pazgjidhur. Gjatë 2-3 viteve të fundit në krejt zonën e 7 fshatrave ka nisur të shumëfishohen aktet e blerjes dhe shitjes së tokave. Nëpër zyrat e hipotekave, nëpër zyrat e avokateve dhe noterëve të Vlorës, Sarandës, Tiranës janë shumëfishuar aktet e shit-blerjes se pronave të bregdetit. Sikundër në zyrat e Qeverisë, në ambasada dhe në institucione të tjera janë shumëfishuar ankesat dhe letrat e protestimit. Pra, e vërteta është bërë edhe më komplekse nga sa duket. Të fundit që do e marrin vesh se ç’është bërë me pronën e tyre janë dhe kanë për të qenë të zotët. Kjo ndodh se pushteti lokal i Himarës është në fajësi të dyfishtë, të heshtjes dhe të fshehjes. Po, po. Bashkia dhe kryebashkiaku i Himarës janë në fajin e heshtjes dhe të mungesës së thellë të transparencës. Aktet e kontrollit të shtetit në këtë bashki, madje edhe ai i këtij viti, para pak muajsh ka arkivuar një libër të tërë shkeljesh dhe abuzimesh, të cilat janë në përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të z. Bollano. Interesimi individual i njerëzve për fatin e pronës së familjes dhe fisit të tyre tashmë është bërë edhe më i madh. çdo ditë nga Himara në Vlorë dhe Tiranë udhëtojnë shumë himarjotë në kërkim të letrave dhe kontakteve me njerëzit dhe administratën e kthimit të pronave. Problemi i vjetër i pazgjidhur i tyre po bëhet edhe më aktual, më i nxehtë dhe më i ri për çdokënd. Vetëm administrata e vogël e zonës, e kryesuar nga një i zgjedhur i vjetër, nuk po jep qoftë edhe një përkujdes interesimi.
Kjo arsye i ka shumëfishuar ankimet dhe pakënaqësitë e njerëzve në Himarë. Mirëpo, ndërsa Himara po shton kënaqësinë që u jep të tjerëve dhe vizitorëve, kjo bën të mundur që vetë himarjotët të shohin më ndryshe zgjedhjen e tyre, e cila për faj të tyre dhe jo të tyre, ka qenë e keqe.