E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prag-Estonia, trajneri perjashton "garden e vjeter"

Ne ndeshjen e 14 nentorit, miqesore me Estonine, trajneri Josip Kuzhe do te ftoje pergjithesisht lojtare te rinj ne moshe, disa prej te cileve luajne jashte vendit me ekipet te ndryshme evropiane. Ne FSHF konfirmohet fakti se jo te gjithe futbollistet qe ishin pjese e kombetares ne ndeshjet eliminatore do te ftohen ne miqesore. Kroati ka nisur programin per te gjetur sa me teper lojtare te perspektives, me qellim qe te ndertoje nje skuader konkuruese ne "Euro 2012". Kesisoj, pasi te shohe disa ndeshje te kampionatit tone, kroati mesohet se do te kontaktoje edhe me lojtare shqiptare qe aktivizohen ne Evrope, te cilet jane te shumte dhe me deshire per te veshur fanellen kuqezi. Jane disa lojtare qe premtojne, disa prej te cilave aktivizohen me ekipin shpresa, qe do te jene ne test per te konkurruar me ekipin kuqezi ne te ardhmen, para "Euro 2012". Ahmed Jonuzi i ekipit shpresa dhe te tjere kosovare qe kane siguruar nje pasaporte shqiptare, do te kalojne testin kuqezi, per te shpresuar nje vend ne formacionin e se ardhmes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›