Emerimet ne drejtesi Berisha Procedura korruptive

Berisha Kritere te reja per shmangien e procedurave korruptive. Imuniteti Berisha Opozita te sjelle propozimet gati te ndryshojme Kushtetuten
Kryeministri Sali Berisha beri dje thirrje per procedura transparente ne emerimin transferimin dhe shkarkimin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Duke folur ne mbledhjen e qeverise Berisha i eshte drejtuar ministrit te Drejtesise Bujar Nishani qe te mbaje parasysh dhe te kete prioritet te punes se ketij dikasteri kritikat e raportit te KiE-se. Kryeministri Sali Berisha i kerkoi ministrit te Drejtesise te kembengule qe KLD te marre masa per procedura transparente ne emerimin transferimin dhe shkarkimin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Raporti i KE-se shpreh probleme shume serioze ne procedurat e emerimit transferimit dhe shkarkimit te gjyqtareve dhe prokuroreve. Eumlshte e domosdoshme qe ekipi i KE-se qe asiston reformen ligjore ne vend te angazhohet ne percaktimin e kritereve dhe standardeve transparente ne emerimin transferimin dhe shkarkimin e gjykatesve dhe prokuroreve - tha Berisha. Ai foli per domosdoshmerine e vendosjes se kritereve per shmangien e procedurave jotransparente madje te dyshimta. Kreu i qeverise deklaroi se duhet te percaktohen procedura transparente per emerimin transferimin apo shkarkimin e gjyqtareve dhe prokuroreve.
Duke iu referuar kritikave te raportit te KiE-se per kete ceshtje Berisha ka deklaruar se percaktimi i ketyre kritereve duhet te jete nje perparesi per Ministrine e Drejtesise. Ne raportin e KiE-se thuhet se ka probleme me emerimin dhe shkarkimin e prokuroreve dhe gjykatesve. Ministria te angazhohet per percaktimin e kritereve dhe standardeve me transparente ne emerimin transferimin dhe shkarkimin e gjykatesve dhe prokuroreve. Percaktimi i ketyre kritereve duhet te jete nje nga perparesite e punes suaj - tha Berisha. Duke u ndalur tek raporti i Komisionit Evropian ku thuhet se ky proces eshte jotransparent me procedure te dyshimte dhe per te cilin merret ryshfet Kryeministri Berisha u tregua kritik edhe me qendrimin ndaj kufizimit te imunitetit per gjyqtaret te drejtuesve te Keshillit te Larte te Drejtesise. Sipas Kryeministrit Berisha ata nuk kane pranuar propozimin e ministrit te Drejtesise qe konferenca gjyqesore te propozoje kufizimin e imunitetit te gjyqtareve por si zgjidhje kane propozuar ndryshime ligjore qe kerkojne 3/5 e votave ne Parlament.
Te besh nje propozim te tille pas bllokimit te ligjit per Gjykaten Administrative do te thote te lash duart me nje proces qe eshte i nje rendesie kapitale - theksoi Berisha. Teksa zgjeroi me tej ceshtjen e kufizimit te imunitetit Kryeministri perseriti thirrjen drejtuar opozites per sjelljen e amendimit te Kushtetutes ne kete pike ndonese ka theksuar se opozita dhe kreu i saj nuk jane te interesuar per kete ndryshim. Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise i beri edhe nje here thirrje opozites qe te sjelle ne Parlament propozimin e saj per amendimin e Kushtetutes ne lidhje me kufizimin e imunitetit. Nese opozita eshte e interesuar per kufizimin e imuniteteve le te sjelle propozimet per te amenduar Kushtetuten per kete ceshtje. Por duket se nuk e ka me seriozitet sepse mbrapa tij lidhen edhe propozime te tjera qe lidhen me 21 janarin qe nuk do te mund te ndodhin ndonjehere - tha Berisha. I perqendruar tek imuniteti i deputeteve Kryeministri pershendeti nismen e mazhorances per kufizimin e imunitetit.
Per deputetet beme zgjidhjen se kjo zgjidhje eshte merite e deputeteve te shumices te cilet pranuan te vendosnin nje standard te ri ne historine e Parlamentit shqiptar. Nese opozita eshte vertet e interesuar per kufizimin e imunitetit le te sjelle propozimet per te amenduar Kushtetuten - u shpreh z. Berisha.
Zgjedhja Berisha uron Presidentin Pacolli
Kryeministri Sali Berisha i dergoi dje nje mesazh urimi Presidentit te ri te Kosoves Behxhet Pacolli me rastin e zgjedhjes se tij ne kete detyre. Ne mesazhin e urimit Berisha shkruan Zgjedhja juaj ne pozicionin e Presidentit te Kosoves me jep kenaqesine e vecante qe ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare tju percjell pershendetjet me te perzemerta dhe urimet me te ngrohta e miqesore per sukses ne misionin e larte e te rendesishem perpara. Republika e Kosoves dhe qytetaret e Kosoves kane korrur arritje te medha historike gjate kesaj periudhe dhe une ruaj besimin se si President i shtetit me te ri te Evropes ju do te sillni nje kontribut te ri ne konsolidimin e metejshem te ketyre arritjeve dhe ne shnderrimin e Kosoves ne nje faktor edhe me te rendesishem paqeje e stabiliteti dhe promovuese te miqesise e te bashkepunimit ne rajon. Me tej Berisha ve ne dukje raportet e mira mes paleve dhe per ndihmesen qe do te jape pala shqiptare. Gjej rastin tju siguroj se qeveria shqiptare dhe une personalisht jemi teresisht te angazhuar dhe te vendosur per te ndertuar marredheniet me te shkelqyera e vellazerore dhe per te shnderruar bashkepunimin e ngushte e te gjithanshem ndermjet te dyja vendeve ne shembullin me kuptimplote te bashkepunimit ne sherbim te forcimit te paqes promovimit te miqesise zhvillimit e mireqenies jo vetem te kombit shqiptar por te te gjithe popujve te rajonit si dhe per ecjen perpara ne rrugen e perbashket euroatlantike - shprehet z. Berisha.
Rizgjedhja Berisha fton Thacin ne Tirane
Kryeministri Sali Berisha i shprehu dje urimet Kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci per rizgjedhjen ne kete detyre ne nje mesazh urimi Kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci me rastin e rizgjedhjes se tij ne kete detyre. Rizgjedhja Juaj nga Kuvendi i Kosoves ne pozicionin e Kryeministrit te Kosoves me jep kenaqesine e vecante qe ne emrin tim te qeverise shqiptare dhe te mbare qytetareve te vendit tim tJu percjell pershendetjet me te perzemerta dhe urimet me te ngrohta e miqesore per sukses ne misionin e larte e te rendesishem perpara - shprehet Berisha. Ai ndalet edhe ne procesin e integrimit te Kosoves dhe sfidat qe e presin qeverine e re. Jam thellesisht i bindur se qeveria Juaj do te coje me tej arritjet e rendesishme e historike qe shteti me i ri i Evropes Republika e Kosoves dhe qytetaret e vendit Tuaj kane shenuar gjate kesaj periudhe. Detyrat e rendesishme perpara Jush qeverise se Kosoves dhe mbare spektrit politik te vendit Tuaj kerkojne vazhdimin ne te ardhmen te perpjekjeve te medha e gjitheperfshirese per realizimin e njohjes se plote te Republikes se Kosoves per zhvillimin ekonomik e te gjithanshem te saj integrimin ne NATO dhe BE si dhe konsolidimin e vendit Tuaj ne nje faktor edhe me te rendesishem te paqes e te bashkepunimit ne rajon - shprehet Berisha ne letren derguar Thacit. Nga ana tjeter ai fton kreun e qeverise se Kosoves per nje vizite ne Tirane dhe shprehet se marredheniet mes dy vendeve jane nje model ne rajon. Deshiroj me kete rast tJu risiguroj per vendosmerine time dhe te qeverise shqiptare per te ndertuar marredheniet me te shkelqyera e vellazerore ndermjet te dyja vendeve dhe bashkepunimin me te ngushte ne te gjitha fushat ne dobi te interesit me te mire te te dyja vendeve e kombit tone dhe rrugetimit te perbashket euroatlantik duke i shnderruar marredheniet ndermjet Kosoves e Shqiperise ne shembull te bashkepunimit rajonal dhe faktorin shqiptar ne nje kontribuues aktiv e te rendesishem ne sherbim te konsolidimit te paqes zhvillimit prosperitetit e miqesise ne rajonin tone. Shfrytezoj rastin per tJu ripohuar deshiren dhe kenaqesine e vecante per tJu pritur ne cdo kohe te pershtatshme per Ju ne Tirane se bashku me sigurimet e konsiderates sime me te larte - shkruan Berisha ne letren e tij.