E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, këtë javë 2 mijë emra të tjerë

20/07/2009  Agjencia e Legalizimeve

Në Tiranë Agjencia e Legalizimeve ka kompletuar gati 80 për qind të dosjeve për legalizim, ndërkohë që këtë javë pritet që qeveria të miratojë edhe 2 mijë emra të tjera pikërisht për qarkun e Tiranës. “Këto ditë po përgatisim prapë materialet për t’i kërkuar qeverisë për të miratuar një numër të konsiderueshëm deri në 2 mijë emra për Tiranën dhe po vijojmë normalisht me këtë ngarkesë të plotë. Kemi prekur të gjitha zonat, sepse Tirana pothuajse është drejt përfundimit dhe ne kemi bërë një krehje përfundimtare të tyre. Procesi i legalizimit bëhet në dy mënyra, njëra kur qytetari ka ndërtuar në tokë të pronarit dhe këto detyrimisht bëhen me kalim pronësie”, - shprehet Agim Berisha, kreu i ALUIZNI-t në Tiranë. Për gjithë dosjet që miratohen nga Këshilli i Ministrave mbetet vetëm kryerja e pagesës për t’u pajisur me lejen e legalizimit. Ndërkohë që pritet të miratohet nga parlamenti i ri vendimi për kryerjen e pagesës për legalizim nëpërmjet letrave me vlerë. Për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë mund të paguhet me letra me vlerë deri 80 për qind e detyrimit ndaj ALUIZNI-t, ndërsa për sipërfaqen mbi 300 metra katrorë pagesa me bonot e privatizimit është e vlefshme vetëm për 50 për qind të vlerës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›