E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, kompensim për pagesat me lekë

14/11/2009  Përfundon në 2010-n

Të gjithë banorët që kanë banesat e tyre të përfshira në procesin e legalizimit do të përfitojnë prej fundit të muajit nëntor mundësinë për të kryer gjysmën e vlerës së pagesës për legalizimin me letra me vlerë. Kështu bën me dije kreu i ALUIZNI-t për kryeqytetin Agim Berisha. Tashmë që ligji ka marrë fuqi ligjore qytetarëve që kanë paguar para në dorë do t’u jepet e drejta që të kompensohen. “Në datën 24 qytetarët vijnë dhe aplikojnë për të marrë lejen e legalizimit dhe 50 për qind e pagesës bëhet me letër me vlerë në bankë. Ka një numër qytetarësh që i kanë marrë lejet e legalizimit, që kanë paguar me KESH. Këtyre ju lind kërkesa që të aplikojnë me një kërkesë pranë ALUIZNI-t për të kërkuar që ky 50 për qind që kanë paguar me cash tu kthehet vlera e parave”, - u shpreh Berisha. Agjencia e Legalizimeve ka bërë një grafik të punës ku parashikohet se procesi merr fund në dhjetor të vitit 2010. Kjo agjenci administron rreth 85 mijë dosje dhe 25 mijë dosje kanë përfituar të drejtën e blerjes së truallit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›