E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbyten dhjetra banesa ne Bregun e Lumit

Dhjetra banesa të familjeve rome në zonen e Bregut të Lumit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Banorët mundën të shpëtojnë vetëm jetët e tyre, ndersa kane kaluar naten ne qiell te hapur 

TIRANE-Situata ne Bregun e Lumit në Tiranë nuk është përmirësuar aspak as ditën e sotme. Prej dy ditësh kur nisën shirat e rrëmbyeshëm në Tiranë ashtu si në gjithë vendin, zona që u prek dukshëm në kryeqytet ka qënë zona e njohur si Bregu i Lumit. Dhjetra banesa të familjeve rome në këtë zonë janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut. Lumi i vjetër i Tiranës, Lana ka dalë vrullshëm nga shtrati i tij duke përmbytur banesat, ndërsabanorët mundën të shpëtojnë vetëm veten e tyre. Disa prej familjeve rome kanë gjetur strehë tek të afërmit e tyre, kurse të tjerat e kanë kaluar natën në qiell të hapur. Prej dy ditësh situata në Bregun e lumit nuk ka gjetur përmirësim. Banorët e kësaj zone i bëjnë thirrje pushtetit lokal të marrë masa, pasi sic theksuan ata, lënia në mëshirë të fatit e kësaj zone, solli edhe përmbytjet e shtëpive të tyre. Ndërkohë shirat në Tiranë vazhdojnë, ndërsa shtrati i lumit Lana sa vjen e fryhet.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›