Shkollë 6-mujore për maturantët që s fitojnë universitetin
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Punësimi, hapja e shkollave të reja, mësues të kualifikuar si dhe trajtimi financiar për familjet e varfra të fshatit, janë rrugët që do ta nxjerrin vendin nga varfëria. Kështu është shprehur në vija të përgjithshme kryeministri Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë. “Harta e varfërisë dëshmon se disa zona të vendit përballen më një varfëri të qartë, me një përqindje pakrahasimisht më të lartë, sesa në zona të tjera të vendit,” u shpreh dje Kryeministri, duke theksuar se “krahas veprimit të fuqishëm me pensionet, pagat e ulëta dhe punësimin, ne duhet të përcaktojmë një paketë diskriminimi pozitiv ndaj këtyre zonave, ku t u krijojmë mundësi qytetarëve të tyre të ndërtojnë një jetë normale, me dinjitet dhe jashtë varfërisë.” Po ashtu kryeministri deklaroi se platforma e parashtruar duhet të përpunohet brenda datës 18 gusht.
Pëqrqindja e maturantëve
Duke u ndalur në shkollimin e të rinjve Berisha theksoi se përqindja e maturantëve që ndjekin shkollat e larta sot është 39 përqind dhe ky sipas tij është një standard që e kanë disa vende anëtare të Bashkimit Europian. Politika e dyerve të hapur të universiteteve dhe inkurajimit të universiteteve private, në këtë aspekt ka pasur efekt të shkëlqyer. “Ne ia dolëm të kapim jo nivelin e ulët, por mesatar të rekrutimit të maturantëve në shkollat e larta dhe do të shkojmë më tutje, pasi jemi komb i ri. Por, në rast se analizojmë përqindjen sipas rretheve dhe shohim rrethet periferike të vendit si Tropojë, Pukë, Has, Kukës, Dibër, Bulqizë, Mat, Mirditë, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar gjejmë se kjo përqindje është rreth 10 përqind më e ulët. Pra, me platformën barazisë që paraqesim, ata ndëshkohen,” argumentoi më tej Berisha, duke shtuar se, “përqindja më e ulët, 2.5 herë më e ulët sesa mesatarja e vendit, është në qarkun e Tiranës dhe kjo jo për Kavajën, por për Kamzën, Paskuqanin, Bërxullën dhe zonat përreth. Kjo për shkak se edhe shkollat e mesme në këto zona janë të pakta. Rekrutimi këtu është vetëm 15 përqind, pothuajse 3 herë më e ulët, në një kohë kur në Sarandë është 60 përqind, në Gjirokastër 56 përqind, në Vlorë 55.4 përqind, në Korçë, Devoll”.
Rekrutimi në universitet
Sipas tij universitetet rajonale kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Por që të rinjtë të vazhdojnë universitetin, duhet të kenë shkollat e mesme. Problematikë shumë serioze paraqet edhe rrethi i Bulqizës, ku rekrutimi në shkollat e larta është 18.5 përqind. Në Mallakastër, kjo shifër është e ulët 29 përqind. Në Mirditë, 20 përqind. Në Pukë, 23 përqind. Në Tropojë, 25 përqind. Dhe qarku i Tiranës, me 16.6 përqind. Duke iu drejtuar ministrit të Arsimit, Berisha parashtroi se“ Nuk është e rastit që Gjirokastra ka përqindjen ndër më të lartat, pasi ka edhe një nga shkollat më të vjetra të vendit. Në qoftë se në shkallë vendi, përqindja e atyre që ndjekin shkollën e mesme është rritur, është 81 përqind, në këto rrethe është tek 60 përqind. Por kësaj i kemi dhënë një përgjigje, duke ndërtuar një zinxhir konviktesh nga Tropoja në Përmet”.
Mësues me master
Në zinxhirin e problematikave të arsimit që vetë kryeministri parshtroi në mbledhjen e djeshme u fol jo vetëm për arsimimin e të rinjve por edhe për kualifikimin e mësuesve. Sidomos në shkollat e mesme të rretheve problem mbeten mësuesit pa arsimin përkatës ku sipas Berishës nevojitet zëvendësimi i tyre me arsimtarë me master. “Problemi shumë serioz mbetet kualifikimi i mësuesve. Një numër shumë i madh mësuesish në këto rrethe janë jashtë standardeve dhe po të shohësh kurrikulat e tyre, e vërteton këtë, në një kohë, kur tani ne prodhojmë mësues edhe me master. Ne detyrimisht duhet të bëjmë kualifikimin e mësimdhënësve,” vijoi më tej Berisha. Po ashtu kryeministri kërkoi që në Dibër të hapet një filial i universitetit.
Kurse 6-mujore
Veç të tjerave do të krijohet edhe një konvikt, ku do të mblidhen të gjithë ata maturantë, që konkurrojnë dhe nuk arrijnë dot pikët për të hyrë në universitet. Berisha propozoi çeljen e një kursi 6 mujor, gjatë të cilit t u jepen mësime të lëndëve bazë, fizike, matematike, duke ua ripërsëritur ato në kushte më optimale, në mënyrë që vitin e dytë, ata të mund të konkurrojnë dhe të pranohen në universitet.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009