Barcelona rikthehet pas 11 viteve ne finalen e kupes
Barcelona arriti te kualifikohet ne finalen e Kupes se Spanjes pas 11 viteve. Barazimi 1-1, ndaj Majorkes dhe rezultati i pergjithshem 3-1 i dha nje bilete per ne finale, ekipit te Pep Guardioles. Kualifikimi riktheu menjehere optimizmin e munguar, pas humbjes se trishtueshme, me Atletiko Bilbaon, ne fund te javes se shkuar. Mesi ishte vendimtar, per katalanasit, ne arritjen e synimit, per te prekur finalen e kupes. Argjentinasi shenoi ne fitoren 2-0, gjate ndeshjes se pare, ne "Kamp Nou" . Barcelona do te ndeshet ne finale me Bilbaon. Keta te fundit kane luajtur ne vitin 1984 per here te fundit nje ndeshje finale. Barcelona e ka fituar plot 24 here Kupen e Mbretit, ne Spanje. Suksesi i fundit eshte shenuar ne vitin 1998. Por shqetesimi me i madh per katalanasit, para se te luhet finalja e kupes, do te jete ndeshja e radhes, ne kampionat, ku iu duhet t'i rikthehen fitores, per te mos rrezikuar vendin e pare. Pas suksesit te fundit, Lionel Mesi garantoi tifozet se do te mbetet lojtar i Bercelones, duke hedhur poshte zerat te ndonje kalimi te mundshem ne radhet e Mancester Sitit. "Jane fjale qe qarkullojne ne merkato," - theksoi Mesi. "Une jam pjese e nje ekipi te madh, qe synon te fitoje disa kompeticione. Jemi ne rrugen e duhur. Besoj se do te jemi fitues ne fund," - perfundon argjentinasi i Bercelones, Lionel Mesi.
Tirana 41
Vllaznia 41
Dinamo 38
Shkumbini 36
Besa 32
Teuta 29
Partizani 25
Elbasani 25
Flamurtari 25
Apolonia 24
Bylis 21
Lushnja 18
Tirana 41
Vllaznia 41
Dinamo 38
Shkumbini 36
Besa 32
Teuta 29
Partizani 25
Elbasani 25
Flamurtari 25
Apolonia 24
Bylis 21
Lushnja 18