E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të përgjigjet për pasurinë e djalit dhe vajzës

Selia rozë, këmbëngul që Kryeministri
Berisha të sqarojë sa më parë
pasuritë e deklaruara të vajzës dhe djalit
të tij. Një ditë pasi dy palët shkëmbyen
replika përmes përfaqësuesve të tyre,
PS kërkon sqarime përse në Shqipëri
arrin të pasurohet vetëm djali dhe vajza
e Kryeministrit Berisha. Përfaqësuesja
e kësaj partie, Elisa Spiropali, vuri në
dukje se reagimet vulgare të pushtetit
ndaj ngritjes së zërit tonë për pasurimin
marramendës të familjes kryeministrore,
janë tregues i nivelit mizerabël ku ka rënë
ky pushtet i korruptuar që po degjeneron
gjithçka, deri edhe gjuhën e folur në
publik. "Akuzat vulgare nuk janë përgjigje.
Sali Berisha duhet të përgjigjet si dhe pse
ndodhi që fëmijët e tij u pasuruan falë
pushtetit të tij dhe pse fëmijët e njerëzve
pa pushtet nuk mund të kenë fatin e
fëmijëve të tij?", tha ajo duke shtuar
se Sali Berisha duhet të përgjigjet jo të
abuzojë me një bashkëmoshataren time
që e nxjerr para publikut duke e detyruar
të fl asë me një shqipe rrugaçërore. Pas
deklaratës së Spiropalit, reagoi menjëherë
zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. "Rama
u shërbye nga një 99-she e keqpërdorur
e Mjaft-it, e cila detyrohet të këndojë
shpifjet dhe trillimet e Kryetarit pa mandat
të Partisë Socialiste për shkakun e vetëm
se me 0,99-shin tjetër ka ndërtuar vilat
duke vjedhur paratë e Mjaftit", tha Mëhilli.
Sipas saj, "është rasti t‘i themi Ramës se
sulmet e tua të ulëta ndaj Kryeministrit
dhe familjes së tij veçse e nderojnë dhe
e lartësojnë atë gjithnjë e më shumë në
sytë e shqiptarëve dhe nxjerrin në pah
zvetnimin e vlerave të tua morale".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›