Legalizimi, Kuvendi kalon ligjin me votat e mazhorances, Memia me i forte
Nje ndryshim ne ligjin per urbanistiken dhe per legalizimin, ka perplasur fort poziten dhe opoziten ne Kuvend. Kalimi i kompetencave nga pushteti vendor tek Agjencia e Legalizimeve, sipas socialdemokrateve eshte antikushtetuese, per me teper qe Gjykata Kushtetuese e ka rrezuar nje here kete tentative. Por per ministrin Olldashi, ligji nuk cenon asnje kompetence. Kreu i PSD-se Skender Gjinushi lidhur me kete draft, u shpreh se "vleresoj qe ky projektligj eshte perseri nje perpjekje tip bajraktaresh ndaj mendimit te Gjykates Kushtetuese dhe nuk mund te justifikohet me disa terma te medha, se ALUIZMI nuk eshte Bashkimi Evropian dhe Shaban Memia nuk eshte Barroso".
Pas fjales se kreut te PSD-se Gjinushi, ka reaguar ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili u shpreh se "vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte teresisht i respektuar dhe nuk cenohet nga keto ndryshime qe behen. Ajo qe ne korrigjojme sot, eshte referenca e Nenit 10 i ligjit per legalizim. Ne rastet kur pushteti vendor per nje arsye apo per nje tjeter nuk i ushtron kompetencat e veta, dikush tjeter duhet t'i mbuloje dhe ky eshte nje parim qe ekziston ne te gjitha strukturat e shtetit", tha Olldashi. Drafti parashikon kalimin e kompetencave nga pushteti vendor tek agjencia e legalizimeve ne rast se zyrat e urbanistikes dhe keshillat e qarqeve, nuk dorezojne brenda afateve dokumentet qe vertetojne aplikimet per ndertimet e paligjshme. Gjykata Kushtetuese, konkludoi pak muaj me pare se planifikimi urban dhe menaxhimi i tokes jane kompetenca te plota dhe ekskluzive te autoriteteve vendore. Ligji u miratua dje me votat e mazhorances.