E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia e Azerbajxhani, nje shprese per rajonin

Evropa Qendrore dhe Lindore, nuk mund t'i shpetojne dot veshtiresive. Ky rajon eshte i destinuar per renien me te keqe qe prej rrezimit te Bashkimit Sovjetik, me bankat nen presion, investimet ne renie dhe papunesia ne rritje te shpejte.

Por eshte e gabuar te denosh te gjithe rajonin duke u bazuar ne rastet me te keqija te thyerjes se rregullave te tregut. Por mes trishtimit dhe denimit, ka edhe shkendija shprese. Se pari, disa vende po e kalojne kete me mire se te tjerat, sidomos Polonia, ku ende ekonomistet presin nje rritje prej ndoshta 1 per qind. Ndonese eshte nje numer i ulet, ai mund te konsiderohet me i larti i rritjes nga te gjitha vendet e Evropes Perendimore. Polonia eshte i vetmi shtet evropian, i cili ka nje perspektive per rritje ne vitin 2009, ashtu sic jane Shqiperia dhe Azerbajxhani. Shqiperia dhe Azerbajxhani jane shtetet e vetme evropiane qe per vitin 2009 parashikohet te kene nje rritje ekonomike, pavaresisht horizontit te zymte ekonomik te vendeve te tjera. E dyta, ekonomite e Evropes Lindore jane tashme te provuara, te jene me fleksibel se ne Evropen Perendimore, ne lidhje me reagimin e tyre ndaj krizes. Ndersa kompanite kane shkurtuar punen pothuajse kudo, ata do te shkojne shume me tej ne Evropen Lindore, ku pritet te shkurtohen rrogat edhe per stafin e mbetur. Edhe pse pagat jane shume me te uleta se sa ne Perendim, privatet punedhenes pritet te bejne reduktimin e pagave deri ne 30% . Qeverite po tregohen shume te ashpra, sidomos ne Letoni, ku ministrave ju jane shkurtuar rrogat me 15% dhe jane duke pergatitur dicka te ngjashme per punonjesit civil. Askush nuk do te trajtohet ne kete menyre, por vitet e trazirave tregojne se Evropa Lindore eshte me e pergatitur per t'i perballuar ato, sesa Evropa Veriore.

Gjithashtu, ne ekonomite me pak te zhvilluara, si ne Evropen Lindore, shpesh gezojne me me pak te ardhura familjaret e tyre, sesa evropianet veriore.

Nese kriza godet njerezit e varfer me forte, ne Rumani per shembull, ato mund t'i kthehen burimeve te mbeshtetjes tradicionale, nje opsion qe veshtire se ekziston ne Evropen Perendimore.

Se fundi, ceshtja e nxehte e borxhit te Evropes Lindore duhet te mbahet ne perspektive. Bruto e borxhit te jashtem bankare e Evropes Lindore - perfshire Rusine, Turqine dhe Ukrainen - shkon deri ne 1700 bilione dollareve. Ky borxh sic raporton Banka Nderkombetare per Vendbanimet, eshte i madh. Por, Erste Bank thote ne nje raport te fundit, se kjo duhet te shihet ne kete kontekst: Ne Evropen Perendimore, ne Mbreterine e Bashkuar vetem bruto e borxheve te jashtme bankare, eshte 4500 bilione dollare.

Cilat ceshtje ne vleresimin e potencialit jane qendrimet neto, ku borxhet jane kompensuar ndaj pretendimeve kunder vendeve te tjera. Erste, llogarit se mbi nje baze neto, huamarresit e medhenj, qe kane te bejne me permasat ekonomike, jane Malta, me borxhet bankare neto prej me shume se 300 per qind te PBB-se, i pasuar nga Irlanda, me me shume se 200 per qind. Ndersa per Hungarine, nje vend qe shpesh shihet si vend me shume borxhe, ajo eshte 55 per qind.

Ne menyre te ngjashme, borxhet korporatave jane shume me poshte se nivelet e Evropes Perendimore. Totali i pasurive bankare te vendit jane 100 per qind te GDP-se ne Evropen Qendrore ne krahasim me 250 per qind ne eurozone. Sa per te borxhin publik, Hungaria vjen e lidhur ngushte me eurozonen, me nje mesatare prej 70 per qind te GDP-se. Te tjera vende ne lindje te Evropes jane nen 50 per qind. Italia eshte mbi 100 per qind.

Problemi i Evropes Lindore lidhet me servirjen e ketyre borxheve ne tregjet e sotme ne nje kohe kur ka gjasa per te gjeneruar rritje te kredive te keqija. Ne kete pike, rajoni eshte i pambrojtur. Sipas Institutit Nderkombetar te Financave, te ardhurat financiare qe derdhen ne Evrope (perfshire Rusine dhe Turqine) jane, nga 254 bilione dollare te vitit te kaluar, ne 30 bilione dollare vetem ne vitin 2009. Bankat ka te ngjare te shohin nje ndryshim drastik ne vecanti, nga nje fluks prej 128 bilione dollaresh ne nje rrjedhje deri ne 27 bilione dollare.

Mbushja e ketyre zbrazetirave kerkon rritjen e mbeshtetjes nga bashkesia nderkombetare, bankat qe mbizoterojne ne rajon dhe nga institucionet shumepaleshe, sidomos Bashkimit Evropian, Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Boterore dhe Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim.

Por puna nuk eshte e pamundur. Kombinimi i PBB-se se shteteve te reja te Bashkimit Evropian, dhe vendeve qe aspirojne te Ballkanit Perendimor dhe Ukraina, eshte rreth 10 per qind te PBB-se vjeter i BE-se. I duhej dhene pak hapesire, frymemarrje, vendeve kryesore te rajonit qe kane nje avantazh konkurrues -me kosto te ulet dhe aftesi te larte te punesimit - qe keto vende ta marrin veten. Por per nje kohe te shkurter, Evropa Lindore nuk mund te beje pa ndihmen financiare te Evropes Perendimore. Por, per nje periudhe afat-gjate, Evropa Perendimore do te kete shume nevoje per Evropen Lindore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›