E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Une antikonformist qe ne vitet '80"

Kryeministrit Berisha ne fjalen e mbajtur per regjimin komunist ne Shqiperi gjate nje konference te organizuar nga fondacioni Konrad Adenauer ne Gjermani deklaroi se ai personalisht kishte vendosur per te qene antikonformist me kete regjim qe ne gjysmen e dyte te viteve 1980. Por nga ana tjeter, kryeministri Berisha deklaroi se ky antikonformizem nuk kishte ardhur si pasoje e ambicieve politike por si reflektim i cili e kishte bere jeten e tij me te lire. "Une ia dola te marr nje vendim ne gjysmen e dyte te viteve `80 nje vendim i thjeshte te mos vazhdoja konformizmin tim, te dilja nga konformizmi, dhe te beja ate qe s`kisha bere. Pas ketij vendimi jam ndier me i lire dhe me i qete se kurre dhe t`ju rrefej publikisht, kur shihja se me ndiqnin qeshja me ta sepse kisha marre kete vendim", rrefeu kryeministri Berisha ne lidhje me kete kohe te jete se tij. Sipas Berishes, gjate kesaj kohe filloi edhe levizja intelektuale ndaj rregjimit komunist dhe ai si shume intelektuale te tjere ne vend nisen te reagonin publikisht ndaj sistemit diktatorial. "Fillova te shkruaj aq sa mund te shkruaja fillimisht per probleme shendetesore, me pas dhashe intervista televizive qe u censuruan teresisht, por levizja intelektuale filloi edhe ne Shqiperi, ndonese nuk kishte nje stad, nuk kishte institucione kulti, nuk kishte organizata sociale", tregoi kryeministri Berisha. Duke shtuar se kjo kohe perkon edhe protestat e para ndaj regjimit ne disa rrethe te vendit. Ne kete konference me teme "Vitet 1989/1990: era e ndryshimit ne Shqiperi", kryeministri Berisha foli edhe per ligjin e lustrimit i cili nuk ka nisur aplikimin e tij pasi eshte pezulluar me vendim te Gjykates Kushtetuese. Sipas kryeministrit Berisha, qeveria eshte e vendosur ne zbatimin e ketij ligji ndonese ai ishte i vetedijshem se kjo nisme kishte sjell kritika te shumta.

"Qeveria e ka ndermend te ndahet nga kjo e shkuar, ligjin e lustracionit dhe qe e verteta eshte se ka ngjallur kundershtira dhe kritika per te cilat une jam i vetedijshem", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, eshte e patolerueshme qe ne vend te jene ne pushtet ata njerez te cilet kane vrare dhe torturuar te rinj te pafajshem. "Une jam i bindur se shoqeria shqiptare duhet te gjeje nje menyre te qyteteruar pajtimi sepse kryegjykatesi qe denoi me varje poetin serish deri para tre vitesh ishte kryetar i Gjykates Kushtetuese, kurse njeriu qe urdheroi zvarritjen ne mes te qytetit te lidhur me tela me gjemba te trupave te rinj, gjer para nje muaji vazhdonte kryehetues i vendit", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, Shqiperia eshte vendi ne te cilin regjimi komunist ka vepruar me eger se ne te gjitha vendet e tjera qe e kane perjetuar kete sistem. I cili tha se eshte me se i vendosur per t'i shkuar ne fund kesa ceshtjeje, pavaresisht kundershtive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›