Pak: Zgjedhje te lira nese kerkoni integrimin ne BE

Realizimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne 28 qershor, jane kushti kryesor per integrimin e Shqiperise ne familjen evropiane. Kete fakt e beri te qarte dje ne takimet e zhvilluara me kreret e shtetit, dhe kryetarja e delegacionit te Parlamentit Evropian, Doris Pak. Ne takimin e zhvilluar ne Pallatin e Brigadave me Presidentin Bamir Topi, Pak, theksoi domosdoshmerine e zhvillimit te zgjedhjeve sipas standardeve, si celesi i integrimit te Shqiperise ne familjen e madhe evropiane. Kjo ishte dhe kryefjala e drejtueses se delegacionit, ne cdo takim te zhvilluar me personalitetet shqiptare. Ne emer te delegacionit, Pak cmoi faktin e berjes ne kohe dhe aprovimit me konsensus te gjere, te nje sere reformash dhe ligjesh te rendesishme si ai zgjedhor, apo reforma ne drejtesi. Pak, vleresoi qendrimin e kryetarit te shtetit per ruajtjen e ekuilibrave institucionale si dhe per inkurajimin e vazhdimit te reformave jetike, per te ardhmen e vendit. Nderkohe qe shprehu pergezimet per sukseset dhe ndryshimet pozitive te bera nga vendi yne gjate koheve te fundit, si anetaresimi me te drejta te plota ne NATO dhe ecja e sigurt drejt integrimit ne BE-se. Nga ana e tij, kreu i shtetit, shprehu bindjen se Shqiperia do te vijoje angazhimin e saj per pajisjen e popullsise me karta identiteti brenda afatit, proces i cili eshte ne fazen e aplikimit nga shtetasit shqiptare dhe qe do te synojne garantimin e zgjedhjeve te lira, korrekte dhe te pakontestuara. Ndersa gjate takimin me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kjo e fundit njohu delegacionin e PE-se, me faktin se shume shpejt Shqiperia do te paraqese kerkesen per statusin e vendit kandidat ne BE. "Nuk ka ceshtje me prioritare per ne, tha kryetarja e Kuvendit, sesa realizimi i zgjedhjeve te lira, te rregullta e me te gjitha standardet dhe ne po e realizojme kete", u shpreh Topalli. Kryeparlamentarja vleresoi dhe faktin se reformat ekonomike, kane qene me te medhate e ndermarra ndonjehere. Delegacioni i drejtuar nga Pak, zhvilloi takim dhe me zevendeskryeministrin Genc Pollo, i cili garantoi se qeveria do beje te mundur qe keto zgjedhje te jene me te mirat e realizuara deri me sot ne vend, dhe te krahasueshme me standardet me te mira ne Evrope. Eurodeputetet ndane te njejtin mendim me palen shqiptare, se eshte e nevojshme qe te gjitha partite e spektrit politik parlamentar shqiptar, te bejne perpjekje per te nxitur pjesemarrjen e qytetareve ne zgjedhje dhe pajisjen e tyre me leternjoftime elektronike.
Nishani, garanton europarlamentaren per zgjedhjet
Delegacioni i Parlamentit Evropian, zhvilloi dje takime dhe me ministrin e Brendshe, Bujar Nishani dhe ate te Drejtesise Enkelejd Alibeaj. Ne menyre te detajuar, Nishani informoi delegacionin qe drejtohej nga Pak, mbi ecurine e procesit te pajisjes se shtetasve shqiptare me karta identiteti. "Fale krijimit dhe funksionimit te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile, per here te pare eshte respektuar afati i shpalljes se listave paraprake te zgjedhesve, kater muaj para zhvillimit te tyre, keshtu qe zgjedhesit munden te kontrollojne emrin dhe adresen e tyre, te qendres se votimit si ne internet edhe prane njesive vendore ku ata jane te regjistruar", u shpreh ministri. Ai siguroi perfaqesuesit e delegacionit, se procesi eshte ne rrugen e duhur, po ecen normalisht dhe ne baze te kapaciteteve te vena ne dispozicion, jane te gjitha mundesite qe deri me 28 qershor, te pajisen me leternjoftime elektronike deri ne 1.3 milione zgjedhes. "Kapacitetet e aplikimit dhe ato te prodhimit e kalojne shifren e 15 mije personave ne dite, ju siguroj se eshte plotesisht e mundur dhe nuk ka asnje veshtiresi, qe personat te cilet nuk zoterojne pasaporte, iu eshte dhene prioritet ne aplikim qe te pajisen me leternjoftim elektronik brenda afatit", siguroi ministri.
Garancia
Pollo garantoi se qeveria do beje te mundur, qe keto zgjedhje te jene me te mirat e realizuara deri me sot ne vend, dhe te krahasueshme me standardet me te mira ne Evrope
Topi: Pronat, problemi me te cilin duhet te perballemi
Perfaqesuesit e delegacionit te Parlamentit Evropian, drejtuar nga Doris Pak, u interesuan dje mbi problemet e pronesise dhe legalizimeve ne Shqiperi. Presidenti Bamir Topi, ishte ai qe mori persiper te pergjigjet per keto shqetesime, duke theksuar se reforma ne pronesi, eshte prioritet per Shqiperine dhe po punohet shume. Presidenti tha se ne kete aspekt po punohet shume, si nje problem i nderlikuar qe kerkon zgjidhje komplekse dhe qe shteti shqiptar eshte i vendosur te beje te gjitha perpjekjet, per perfundimin sa me shpejt dhe me sukses te plote te kesaj reforme.