"Pronat dhe zgjedhjet, test maturie"
Rozeta Rapushi
Perpos zhvillimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, nderkombetaret po perqendrohen gjithnje e me shume tek e drejta e prones ne Shqiperi. Si nje e drejte, e cila duhet te mbrohet dhe garantohet me ligj. Ne takimin e 16 nderparlamentar, qe u zhvillua dje mes Shqiperise dhe Parlamentit Evropian, u vune ne dukje problemet qe ka ne reformat e pronave ne vend. Ambasadori i Keshillit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan, u shpreh dje ne kete takim se sfida me e madhe per Shqiperine, eshte studimi i ligjit dhe vendosja e nje sistemi qe mbron te drejten e prones, por dhe forcimin e kapaciteteve administrative ne institucione. Kritika vjen ne nje moment, kur shume projekte per korrigjimin e ligjit te pronave dhe atij te legalizimeve, po diskutohen me shume debate ne komisionet parlamentare dhe Kuvend. Dhe pikerisht ne kohen, kur me shume se kurre, pronaret e ligjshem te tokave nuk po pajtohen me asnje ndryshim ligjor dhe po ankohen per zvarritjet e procedurat burokratike qe po hasin ne institucionet shteterore. Sipas Lohan, nese zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, jane nje test per Shqiperine ne integrimin e saj ne Bashkimin Evropian, rregullimi i ceshtjes se prones, eshte nje sfide. "Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare do te vezhgohet me kujdes nga Bashkimi Evropian", u shpreh Lohan. Sipas ambasadorit te KE-se, ky vit eshte shume i rendesishem per Shqiperine per shkak te nenshkrimit te MSA-se dhe hyrjes ne NATO. "Keto dy ngjarje, shenojne fillimin e nje epoke te re per performancen e Shqiperise. Ndaj zgjedhjet do te jene nje test per maturine demokratike", u shpreh Lohan, duke theksuar se zgjerimi i BE-se, i ka sherbyer demokracise si nje spirance per paqen e prosperitetin. Nderkohe qe eurodeputetja Doris Pak, duke pare vendosmerine e Shqiperise per te aplikuar ne BE, keshilloi qe autoritetet shqiptare, te mos nxitohen ne aplikimin per statusin e vendit kandidat. Sipas Pak, qeveria shqiptare duhet te vleresoje si prioritare zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, dhe jo te nxitohet per te aplikuar, pasi dhe situata brenda BE-se nuk eshte shume e favorshme. E pranishme ne kete takim, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, shprehu besimin se zgjedhjet e ardhshme do te jene te lira dhe te ndershme. Bregu permendi ne kete aspekt dhe realizimin e Regjistrit Elektronik, qe mundeson pergatitjen e listave te zgjedhesve. "Minibashkite pergatisin listat e zgjedhjeve ne baze te ketij regjistri, dhe mundesia per manipulime eshte shume e paket", u shpreh Bregu.