E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimi i dokumenteve të Ambasadës Greke, tani me postë

/>Tani legalizimi i dokumenteve në ambasadën greke do të bëhet me postë. Posta Shqiptare në zbatim të aktmarrëveshjes së bashkëpunimit për shërbimin e legalizimit te dokumenteve ne Ambasadën Greke ne Tiranë ka nisur kryerjen e shërbimit për qytetaret në të gjitha zyrat postare, të çdo filial të Postave, duke filluar nga data 05 Janar 2009. Lidhur me këtë shërbim Posta Shqiptare ka një eksperiencë, në realizimin me sukses të shërbimit të legalizimit të dokumenteve në Ministrinë e Punëve te Jashtme. Në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare ka filluar shërbimi i legalizimit të dokumenteve për shtetasit Shqiptarë. Kushdo që ka pasur një eksperiencë të tillë më parë ka ndeshur me shumë vështirësi burokratike dhe financiare. Shërbimi i legalizimit të dokumenteve për shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, ka për qëllim jo vetëm lehtësimin e nevojave të qytetarëve dhe shmangien e radhëve të stërzgjatura në dyert e ambasadës, por dhe lehtësimin e punës së këtij institucioni për tiu përgjigjur në kohë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Ato mund të paraqiten pranë zyrave postare të rrethit ku banojnë për të postuar dokumentet e tyre për legalizim pa qenë nevoja të shkojnë në Tiranë për ti dorëzuar ato. Tashmë Posta Shqiptare ka një përvojë të suksesshme në realizimin e shërbimeve të këtij lloji si ai i legalizimit të dokumenteve në MPJ, shpërndarjen e dokumenteve hipotekore etj. Ky shërbim i ri i lehtëson qytetarët të cilët kanë nevojë të kryejnë legalizimin e dokumenteve në Ambasadën greke. Për ta përfituar këtë shërbim, qytetarët mund të paraqiten pranë zyrave postare në qytetin ku banojnë, pa qenë e nevojshme të vijnë në Tiranë. Është shërbim që do te krijojë lehtësira jo vetëm për kursimin e shpenzimeve, por dhe për shmangien e radhëve të gjata si dhe kursimin e kohës së qytetarit. Është shërbim që kryhet brenda 48 orëve nga momenti i postimit.
Mënyra e aplikimit:
Për çdo shtetas që është prezent në legalizimin e dokumentit kërkohet përveç dokumentit që do të legalizohet një fotokopje e pasaportës së tij.
Dokumenti të jetë i legalizuar më parë në MPJ në Tiranë si dhe të jetë kryer pagesa e detyrimit për Ambasadën Greke pranë Alfa Bank në shumën 2500 lek për çdo dokument që do të legalizohet në Ambasadën Greke. Për shtetasit shqiptarë të cilët nuk janë prezent përveç dokumentit që do të legalizohet, kërkohet një deklaratë përgjegjësie e cila merret në autoritet policore Greke ose pranë bashkive të këtij shteti si dhe fotokopja e pasaportës të personit të autorizuar për kryerjen e këtij shërbimi.
Theksojmë që deklaratat e përgjegjësisë duhet të jenë vetëm nga autoritet Greke. Dokumentet e mësipërme duhet të futen në një zarf i cili do të plotësohet me adresën e dërguesit (emër mbiemër personi), dokumentet e të cilit do të legalizohen me adresë të plote, dhe për marres Ambasadën Greke Tirane, tarifa e shërbimit me pullë do te vendoset qe në momentin e pranimit.
Ne rast se mungon njëri nga këto dokumente Ambasada Greke nuk legalizon dokumentet.

Tarifat e shërbimit postar janë:

- për qytetarët në rrethe 380 lek

- për qytetarët e Tiranës 240 lek

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›