Sëmundjet virale, 200 fëmijë në ditë paraqiten për vizitë

>Një numër i madh fëmijësh të prekur nga i ftohti përfundojnë në pavijonin e pediatrisë në QSUT
Moti i keq dhe temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë bërë që të rritet numri i fëmijëve të sëmurë që paraqiten në pediatrin e QSUT. Dhoma të mbushura e të tejmbushura, fëmijë të sëmurë që qajnë e fluks i madh njerëzish është pamja që të ofrohet këto ditë në ambientet e këtij pavijoni, aq sa është e vështirë të për të kaluar. Prindër të shqetësuar që presin në radhë pas derës së mjekut për ti bërë fëmijëve thjesht një vizitë ose edhe për ta shtruar. Muajin e fundit numri i fëmijëve të sëmurë ka variuar nga 100 deri në 150 fëmijë në ditë. Por këto ditë të para të 2009 numri i fëmijëve që paraqiten për vizita në këtë pavijon ka arritur ka arritur deri në 200 fëmijë në ditë. Fëmijët e paraqitur janë me probleme të ndryshme virale, të cila shkaktohen nga ekspozimi i fëmijëve në ambiente të ftohta. Mjekët e këtij pavijoni shprehen se, situata është rënduar kohët e fundit dhe fluksi i fëmijëve është shtuar shumë në këto ditë të ftohta. Janë rreth 200 fëmijë në ditë të cilët paraqiten për vizitë dhe një pjesë e tyre shtrohen në spital. Pjesa më e madhe marrin një mjekim në pavijon dhe u rekomandohen mjekime të tjera në shtëpi, por ka edhe nga ata fëmijë gjendja e të cilëve është tepër e rëndë, këta fëmijë mbahen të shtruar në spital. Fëmijët e paraqitur në pavijonin e pediatrisë këto ditë janë të moshave të ndryshme por kryesisht më të prekurit janë fëmijët nën moshën një vjeç. Fëmijët e sëmurë kanë sintoma të ndryshme virale. Kryesisht vijnë fëmijë me ftohje, temperaturë e të vjella. Vet mjekët pohojnë se, kjo situatë ndodh pothuajse çdo vit në këtë stinë, por këtë vit gjendja paraqitet më e rënduar. Kjo vjen si pasojë e ndryshimit të temperaturave dhe motit të pa qëndrueshëm që ka shoqëruar vendi këtë dimër.
Prindërit të shqetësuar
Prindërit duhet të tregojnë më shumë kujdes gjatë këtyre ditëve të ftohta, në ekspozimin e fëmijëve në ambiente të ndryshme. I shqetësuar duke pritur pas derës së mjekut, për ti bërë një vizitë djalit, Edi, një baba i ri i cili shoqëronte të shoqen shprehet, kam një orë që pres këtu. Kanë ardhur shumë fëmijë të sëmurë, koj besoj është shkak i temperaturave të ulëta. Djalin e kam dy vjeç, ka që dje me temperaturë dhe nuk i ulet, ka edhe të vjella. Po pres ti bëj vizitë por ka shumë radhë. Nuk kanë faj mjekët për këtë gjendje por ne revoltohemi sepse na shqetëson gjendja e fëmijës. Por si Edi ka edhe të tjerë prindër që presin të shqetësuar e të revoltuar radhën për ti bërë vizitë fëmijëve të tyre. Djali im është 8 muajsh, ka dy ditë që është tepër i grindur herë ka pasur edhe temperaturë, ndaj e kam sjellë për vizitë, shprehet një nënë me foshnjën e vet në krahë, e cila pret në radhë për ti bërë një vizitë mjekësore. Pasi është e shqetësuar për gjendjen të cilën po kalonte fëmija i saj. Ka nga ata prindër që i kanë bërë vizitën fëmijës dhe largohen pasi kanë marrë rekomandimet nga mjeku, por ka nga ata të tjerë që janë të detyruar ta shtrojnë fëmijën e tyre pasi gjendja e tyre paraqitet e rëndë. Sapo e kam vizituar vajzën, ajo është me ftohje. Është një vjeç e dy muaj, kujdesem shumë për të në sidomos në këto ditë të ftohta, është fëmija imi i vetëm dhe ia kushtoj të gjithë kohën asaj, por ja që edhe me gjithë këtë kujdes u sëmurë. Gjendja e saj nuk është e keqe fatmirësisht dhe mjeku më rekomandoi disa mjekime të cilat do tia bëjë në shtëpi, shprehet një nënë e re në moshë, e cila është duke u larguar nga ambientet e pediatrisë me fëmijën në krahë. Mjekët rekomandojnë mbajtjen larg të fëmijëve nga ambientet e populluar. Mos ekspozimin e tyre në ambiente të ftohta dhe të kenë një kujdes të veçantë në këto ditë. Rekomandimet më tepër i japim për nënat e reja, sepse ato ende nuk e dinë mirë kujdesin që duhet të tregojnë me fëmijët, shprehen mjekët. Në këto ditë të ftohta situata në ambientet e pavijonit të pediatrisë pritet të mbetet e njëjtë. Jo vetëm ky pavijon është i mbipopulluar këto ditë por edhe në pavijonet e tjera ka mbipopullim.