Legalizimi me bono, bum kërkesash pranë Aluiznit
kanë 3 muaj kohë, për të dorëzuar pranë ALUIZN-it kërkesën për të përfituar nga pagesa me bono privatizimi. Ndërkohë që pjesa tjetër e qytetarëve që janë ende në proces, nuk do të kenë nevojë t'i drejtohen zyrave të ALUIZNI-it me një kërkesë të tillë. Drejtori i Agjencisë së Legalizimit për Tiranën, sqaron se këta persona duhet t'i drejtohen Zyrave Postare ku do të kenë dy mundësi zgjedhjeje, pagesën në CASH ose në bono privatizimi. Ligji i ri që aktivizon bonot e privatizimit në legalizimin e ndërtimeve pa leje, ishte një premtim elektroral i kryeministrit Berisha. Ai sanksionon që për sipërfaqe deri 500 metra katrorë, jashtë vijës së verdhë, mund të paguhet me bono 70 për qind e detyrimit ndaj Agjencisë së legalizimit. Ndërsa brenda vijës së verdhë, për sipërfaqe deri 300 metra katrorë do të paguhet 70 për qind me bono. Për hapësirën nga 300 në 500 metra katrore shkalla e pagesës me letra me vlerë është 50 për qind. Pagesa me bono privatizimi do të thotë përfitim monetar për qytetarët, pasi aktualisht në tregun e lirë ato mund të blihen për vetëm 13 për qind të vlerës së tyre. ALUIZNI pret edhe një udhëzim të fundit nga Ministria e Financave për procedurat që do të ndiqen në kryerjen e pagesave.