Feith: Misioni i Bashkimi Evropa do te jete neutral ndaj statusit
EULEX-i nuk do te jete neutral ndaj statusit, por do te bashkepunoje me institucionet e Kosoves. Keshtu u shpreh dje perfaqesuesi special i Bashkimit Evropian ne Kosove, Piter Feith. Gjate nje debati te organizuar nga Klubi per Politike te Jashtme, ai e cilesoi te pademshem planin 6-pikesh te OKB-se. Autoritetet vendore dhe nderkombetare ne Kosove garantojne shtrirjen e misionit per drejtesi te Bashkimit Evropian, EULEX, ne te gjithe territorin e Kosoves, me daten 9 dhjetor te ketij viti. Ata thone se ky mision nuk do te jete neutral karshi statusit te Kosoves, pasi qe sipas tyre, do te zbatoje ligjet e Kushtetutes se Republikes se Kosoves. Perfaqesuesi special i Bashkimit Evropian ne Kosove, Piter Feith, beri thirrje per bashkepunimin me EULEX-in, si dhe per largimin e perqendrimit nga dokumenti 6-pikesh i Kombeve te Bashkuara per rikonfigurimin e pranise civile nderkombetare. Shtrirja e misionit EULEX ne te gjithe Kosoven aktualisht perben sfiden me te madhe sikurse per institucionet evropiane ne Kosove, ashtu edhe per institucionet qeverisese kosovare, te cilat shtrirjen e ketij misioni ne veri te vendit e shohin si rruge per kthimin e autoritetit atje.