Thaci: EULEX do te shtrihet sipas planit Ahtisari dhe Kushtetutes
Qeveria e Kosoves beson se EULEX-i do te shtrihet ne gjithe territorin e vendit dhe vetem sipas planit te Ahtisarit dhe Kushtetutes se Kosoves. Ne mbledhjen e djeshme, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ritheksoi kundershtimin per planin 6 pikesh dhe kerkoi nga qytetaret besim tek institucionet e vendit. "Cdo hedhje guresh ndaj BE-se, NATO-s dhe SHBA-ve eshte nje atak ndaj Pavaresise se Kosoves dhe procesit te njohjes se saj", tha kreu i ekzekutivit te Kosoves, duke aluduar ne reagimet gjate protestes se dy diteve me pare ne Prishtine. Thaci eshte i bindur se EULEX-i do te shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves. Prandaj, ne emer te qeverise ai shprehu edhe nje here mbeshtetjen per EULEX-in, por me kusht qe ky mision te zbatohet sipas planit te Ahtsiarit dhe Kushtetutes se Kosoves. "Institucionet e Republikes se Kosoves i kane dhene dhe do te mbeshtesin fuqishem EULEX-in. Ne te njejten kohe duke refuzuar ne teresi gjashte pikeshin, duke i dhene perkrahje te plote marrjes se pergjegjesive ne perputhshmeri te plote me Kushtetuten e Republike se Kosoves dhe dokumentin e Ahtisarit", ka thene Thaci. Kryeministri i siguroi qytetaret se EULEX-i do te shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves dhe kerkoi nga ata, qe te jete te matur dhe te kene besim tek institucionet e vendit.
"Nuk duhet te tolerojme sharje e akuza dhe hedhje te gureve ndaj partnereve tane, qofte te BE-se, te NATO-s, apo te SHBA-ve. Cdo hedhje guri ndaj partnereve tane eshte atak ndaj procesit te pavaresise dhe njohjes se Kosoves", deklaroi Hashim Thaci.
"Nuk duhet te tolerojme sharje e akuza dhe hedhje te gureve ndaj partnereve tane, qofte te BE-se, te NATO-s, apo te SHBA-ve. Cdo hedhje guri ndaj partnereve tane eshte atak ndaj procesit te pavaresise dhe njohjes se Kosoves", deklaroi Hashim Thaci.